E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Sigurisë miraton blerjen e helikopterëve nga Eurocopter

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami: Detyrim ndaj NATO-s dhe në ndihmë të emergjencave civileKomisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare, miraton me shumicë votash blerjen e disa helikopterëve, sipas një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria shqiptare pak kohë më parë. Ky projekt, i bërë publik edhe nga kryeministri Berisha, ka marrë mbështetje unanime nga deputetët e mazhorancës dhe ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes me argumentin se ai përbën një detyrim ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria aderon me të drejta të plota.  “Blerja është bërë për forcat paqeruajtëse dhe parashikohet si një detyrim i NATO-s. Por helikopterët, duhen edhe për emergjenca civile”- u shpreh ministri Imami. Ai vuri në dukje se tenderi është kryer në përputhje me të gjitha rregullat dhe ligjet e Shqipërisë. Këtë tender e ka fituar një konsorcium franko-gjerman, ndër më të mëdhenjyë në Evropë dhe në botë që ndërton Air Bus, Eurocopter....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›