E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca, e gatshme të ndjekë të gjitha rrugët institucionale për paktin detar me Greqinë. Konsensus edhe për Ligjin e Spiunëve

Krahas ligjit të lustracionit, mazhoranca konfirmon zotimin ligjor, për ngritjen e një grupi pune, për nënshkrimin e një pakti të ri, përsa i takon kufirit detar me Greqinë. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh sot se qeveria do të ndjekë të gjitha rrugët institucionale ndaj dy çështjeve të rëndësishme, lidhur me marrëveshjen e përcaktimit të ujërave detare dhe ligjit të spiunëve, dy çështje këto të rrëzuar së fundmi nga Gjykata Kushtetuese. “Janë dy çështje qartësisht të dallueshme. çështja e lustracionit është një çështje me karakter të theksuar politik për të cilin mazhoranca ka pasur një angazhim serioz dhe të plotë për të cilin ka bindjen e saj dhe për të cilin ajo do të luftojë. Kurse për një marrëveshje ndërkombëtare qeveria është një aktor ashtu sikurse janë aktore presidenti, parlamenti, gjykata kushtetuese dhe në këtë rat kur flet gjykata të tjerët heshtin”- u shpreh ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ministri Imami konfirmon gjithashtu se së shpejti do të ngrihet dhe një grup i ri negociator për koordinatat e reja me shtetin helen. “Do të shohim çfarë është pjesë formale dhe çfarë nuk është pjesë formale dhe pastaj mbi bazën e detyrave që do të ngrihen për një grup të ri apo për çfarë do lloj rinegocimi, ne do të mundohemi të plotësojmë detyrat tona”, deklaroi më tej, Imami....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›