E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbritja tek pazaret zbulon pozicionin e mjerë të PS-së

Një klithmë ngrihet mes tymnajës politike që ka kapluar opozitën, është një vetëtimë midis dhimbjes dhe shpresë që lëshohet nga konferencat për shtyp të PS: “Duam bisedime dhe mbështesim plotësisht këtë rezolutën e KiE dhe shpreh gatishmërinë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga kjo rezolutë”. është e qartë se Partia Socialiste ka rënë në pikë të hallit sepse kërkon me nevrasteni nga maxhoranca një asist për të hyrë në Kuvend. Asisti ose pasimi i topit - më e mirë në gjuhën e futbollit - e jep fantazisti i skuadrës që kësaj radhe, si gjithmonë, është lojtari ndërkombëtar me një rezolutë. Ku vetiu kuptohet se rezoluta është një dokument shumë i rëndësishëm rekomandimi, por jo një dokument detyrimi ndaj maxhorancës. Duke parë luhatjet e qëndrimeve brenda PS, një ditë për bisedime dhe një ditë tjetër të hapjes së kutive, gjendja e bisedimeve bëhet pak e besueshme, joserioze. Ndërsa maxhoranca pranon bisedime vetëm brenda kontureve të kartës së Kushtetutës, ku nuk lejohet në asnjë mënyrë kërkesa e “hapjes së kutive” apo e një ndonjë forme tjetër pazari në dëm të vendimeve të gjykatës. Pazaret politike në kurriz të vendimeve të “Gjykatave” do të thonë një shpërblim për “bojkotin” disamujor të PS. Një bonus për veprime të tjera në të ardhmen ku shihet e udhës marrja epozicioneve radikale për të frenuar qeverinë në reforma.Ndërkaq konferencat e shtypit të eksponentëve të PS për veshur qeverisë “hezitime”, “kriza” a “refuzime” janë të habitshme, po aq sa edhe banale. Nga maxhoranca nuk ka asnjë hezitim, përpos faktit të pranimit të uljes në bisedime me rregulla të qarta. Të mos jetë një kurth hyrja dhe dalja nga parlamenti ditën tjetër, për të kërkuar favore apo lëshime të tjera?Assesi, është fakt shumë interesant angazhimi i PS për t’i dhënë fund “bojkotit”, pra asaj forme jashtë-parlamentare të të bërit politikë. A nuk ishte PS që kërkonte me çdo kusht, me çdo metodë e mënyrë pushtetin? çfarë ka ndryshuar për të ndryshuar mendim Edi Rama? Deri më sot që po flasim Partia Socialiste nuk është lodhur kurrë së përdoruri fjalët “bojkot”; kurse tani papritur përdor kryefjalën “krizë” për të sugjestionuar edhe më tepër opinionin publik.Së pari Edvin Ramës i shërbeu radikalizimi i gjuhës politike për të mos humbur fronin e kryetarit, më pas i pëlqeu rruga e protestave, por shpejt do të kuptonte se njerëzit nuk arrinin të kuptonin kauzën e sajuar ad-hoc për të përligjur marrjen e pushtetit me “rrethime kështjellash” tri ditore, me qofte e birrë. E vetmja politikë që ka prodhuar opozita pas zgjedhjeve parlamentare janë konferencat bajate për shtyp ku i bëhet çdo ditë pretence akuzuese qeverisë “Berisha 2”.Së dyti është dalja nga vatha e Edvinit... Persona që nuk e kishin fort qejf homologimin e mendimeve dhe qëllimeve politike, grupi i separatistëve të LMN-së të kryesuar nga Ben Blushi ka qenë gjithmonë një gjemb në zemrën e të Papranueshmit.Së treti është presioni ndërkombëtar, një presion i heshtur, indiferent ndaj kërkesave të sajuara nga sutaku i Edvinin. Ekskursionet e tij në Evropë apo SHBA ishin kryesisht të nivelit të provave që snoboheshin dukshëm nga administratat apo kancelaritë më të mëdha të Perëndimit.Së katërti janë mbarimi i mandateve të deputetëve socialistë, që skadojnë me 7 Mars. Shumë prej këtyre deputetëve nuk do ta kenë më fatin e të ushtruarit të funksionit të deputetit në legjislaturat e ardhshme, pasi disa prej tyre nuk janë më në gjirin e Edi Ramës; disa janë renegatë të vijës e ndonjë nuk pajtohet ekonomikisht me të. Më pas afërmendsh halli më i madh që ka PS sot është konfuzioni i saj në lidhje me “rezolutën postbojkot”. Dhe halli i madh është heqja e mundësisë së deputetëve për të ushtruar ligjërisht mandatin e të bërit opozitë. Votuesit shqiptarët i kanë votuar si opozitarë, kurse PS me një vendim absurd e ka abdikuar qysh në lindje këtë mundësi përfaqësimi.Hetimi parlamentar i zgjedhjeve mbetet diçka e mirë kur ka dyshime, por është e nevojshme që procesi të ushtrohet konform Kushtetutës, pra nuk mund të hidhen në koshvendimet e Gjykatave. Do të ishte një precedent jo fort i mirë shkelja e vendimevetë Gjykatës, në kompleksitetin e drejtësisë shqiptare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›