E Diel, 1 Nëntor 2026

Dimensioni jopolitik në të cilin jeton partizani i vogël Erion Veliaj

I rikthehemi sërish të shumëpërfolurës, G99 ose hormo-politikës opozitare. Kishim shumë pa dëgjuar elektroshokun emocional të Jon Veliaj. Deklarata kërcënuese e zyrës së shtypit të Grupimit 99 për protesta masive preku dje eterin e stratosferës mediatike. Për të thënë të vërtetën na la pa frymë, ngase frika nga protestat masive të G99 janë të një lloji që të rrënqethin qimet e këmbëve. Por zotësia për të mbledhur njerëz në mitingje nuk matet për dreq nga gjatësia e llapës.Ndonëse me kërcënime për protesta masive, partizani Jon Veliaj kësaj radhe tejkaloi edhe veten. Mirëpo e vërteta e thekshme është se ai nuk mbledh dot shokët e tij për të bërë një mbledhje shoqate, si do të bëjë protesta masive? çuditë nuk kanë fund në këtë palo-grupim të Edvinit. Pasi ai duhet të kuptojë se një parti politike nuk është një bisedë fejsbuku, midis baptistësh religjiozë, ku mund të kesh shumë miq virtualë, por votues apo mbështetës aq pak sa nuk arrin të kalosh 1 mijë vota.Joni i politikës bën strategji sikur të ishte gjenerali kinez Lao Tzu me plane a,b,c: pra me një fjalë kaq shumë strategji sa shkronja sa ka alfabeti shqiptar në rast se nuk do të ketë negociata, për të zgjidhur këtë krizë, që opozita ka sajuar vetë. Të kuptohemi qysh tani, partizani i vogël Veliaj është një nga ato personazhe VIP-a që të shpërfillin ngarkesën emocionale me infantilitetin e mendimeve të tyre politike.Ndërkaq demonstratat e furishme të Erionit janë vetëm vrima në ujë, ëndrra adoleshence të papjekura me realitetin shqiptar. Ndoshta Erion Beqir Veliaj ka vullnet të mirë për të qenë një qytetar i mirë, por jo për të bërë politikë, sepse ai nuk ka asnjë thelb veçse fjalë, dhe vetëm fjalë. Zemërata e tij është prej luani llastiku, një prej atyre lodrave të fëmijëvetë llastuar nga vetvetja. Planet jakobine të partizanit të vogël Veliaj për të paditur të gjithë komisionerët e PS, që nuk i kanë mbrojtur votën në Berat, është një sulm indirekt ndajsocialistit tjetër Erion Braçe. Procedimi penalisht i komisionerëve socialistë që kërkohet nga Grupimi 99 është një tjetër strategji e serisë B. Thotë se frymëzohet në të njëjtën kohë me politikën e Obamës, kurse në të vërtetë mbetet aneks mendor i anarkisë së Edvinit, fiks njësoj sikur të pëlqesh romanet e Kadaresë dhe të thuash se vepra më e mirë e letërsisë shqiptare është “çlirimtarët”. Erion Veliaj përveç një sforcoje kolosale për të imituar Obamen, më shumë në gjestikulacione duke përdorur duart dhe ecur në skenë me një mikrofon në dorë, nuk ka asgjë të përbashkët me Obamën. Së pari Obama nuk është katapultuar në politikë nga faktorë të jashtëm me qëllime të dyshimta, por e ka filluar politikën në njërën nga dy partite kryesore të SHBA-së dhe nga qyteti dhe shteti i tij ku jetonte. Obama nuk akuzohet se ka vjedhur fondet e organizatës së "shoqërisë civile" që drejtonte.Mirëpo nuk i mjaftoi të ishte një fletë-palosje e politikës së re të Ramës, por shkon më tej përpara, në një avangardë post-komuniste liberale, ose një nga ata këmbësorët që dërgohet për t’u vrarë në betejë i parët, me forcën e parë të kundërshtarit. Më e pakundërshtueshmja që mund t’i thuhet Erion Velisë është zelli i tij për të qenë martir i një kauze që s’i përket a takon formalisht, por i rritur pa kauza morale qysh në fëmijëri, ai sot po përpiqet të jetë kinse i rëndësishëm dhe më e sakrifica. I gjori....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›