E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish–të përndjekurit: “Lustracioni”, Kushtetuesja në konflikt interesi, vazhdon të mbrojë komunizmin

“Ish–të përndjekurit shprehen të vendosur për të kërkuar deri në fund zbatimin e këtij ligji që sipas tyre e rendit Shqipërinë ndër të vetmit vende ish-komuniste ku ende nuk janë zbardhur krimet e bëra gjatë 50 viteve të diktaturës”Ish-të përndjekurit politikë e cilësojnë absurd vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, i hedhur poshtë me votë unanime nga ky institucion dy ditë më parë. Përfaqësues të shoqatave të tyre, sqarojnë se marrja e një vendimi të tillë ndaj zbardhjes së krimeve të komunizmit nga kjo gjykatë nuk përbënte aspak risi. Dhe argumentin e tyre ish-të burgosurit politikë e bazojnë në konfliktin e interesit që sipas tyre trupa gjyqësore kishte për marrjen e një vendimi ndaj ligjit. “E prisnim këtë vendim që në gjykatë, ku 6 nga anëtarët e saj kanë konflikt interesi dhe kanë dhënë vendime deri me vdekje për të pafajshëm gjatë sistemit totalitar, siç është dhe rasti i Fehmi Abdiut, i cili urdhëroi varjen e poetit Havzi Nela”- thuhet në deklaratën për shtyp të të përndjekurve të ish regjimit komunist. Ish–të përndjekurit shprehen të vendosur për të kërkuar deri në fund zbatimin e këtij ligji që sipas tyre e rendit Shqipërinë ndër të vetmit vende ish-komuniste ku ende nuk janë zbardhur krimet e bëra gjatë 50 viteve të diktaturës. Sipas tyre ky ligj nuk synonte as të shëronte plagët e vjetra dhe aq më tepër hakmarrjen ndaj funksionarëve të lartë që ende dhe sot shprehen ata, janë në poste drejtuese, por nëpërmjet tij synohet që vendi të ndahet nga e kaluara e errët totalitare. Vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë, u mor pas ankesave që Partia Socialste, Komiteti Shqiptar i Helsnkit dhe Shoqata e Prokurorëve bënë pranë këtij institucioni....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›