Bojkotohet mësimi, studentët kërkojnë autonomi
Pas studentëve të Juridikut dhe të Shkencave Sociale, ata që zaptuan së fundi dyert e Minstrisë së Arsimit dhe Shkencave janë studentët e degës Fizikë dhe Matematikë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në një protestë, që zgjati jo më shumë se 30 minuta, studentë të dy degëve kanë kërkuar status të ri për departamentet ku ata marrin dije. Ata kanë kërkuar që degët ku ata mësojnë të mos quhen më degë të formimit të përgjithshëm, por të njihen ashtu sikurse edhe programet e tjera në Universitetin e Tiranës. Prej katër muajsh ata kanë dorëzuar kërkesën në MASH, që fakulteti i tyre të mos jetë i asociuar, por i pavarur, si edhe të ndryshohet emërtimi i fakultetit, pasi ai aktual është në një stad me atë të gjimnazeve. Të rinjtë e mbledhur përballë dyerve të MASH-it kanë paralajmëruar se, në rast të mos zgjidhjes së problemit, do të fillojnë një seri protestash deri në zgjidhjen e tij, ndërkohë që dje studentët kanë bojkotuar leksionet