E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buron Kaceli emërohet nëndrejtor i GKA

Buron Kaceli është prezantuar dje para Këshillit Artistik si nëndrejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. Lajmin e bënë të ditur burime brenda GKA. Ka thuajse një vit që kur ndodhi rrokada Rubens Shima-Genc Mulliqi, që ky post është i lirë. Ndërsa Kaceli, piktor profesionist, ka lënë detyrën e drejtorit të Alba Film Studio që ka bërë këto tre vitet e fundit, një post fiktiv përderisa kjo strukturë nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk bën tjetër veçse vjel qiratë nga përdoruesit e ambienteve të ish- Kinostudios.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›