"Ministria e Shëndetësisë ka përqëndruar pushtetin në një dorë"
10/02/2005 Reformatori Genc Pollo thekson nevojën e reformimit të skemave sociale
Akademia Politike në bashkëpunim me Partinë Demokrate të Re, organizoi një tryezë me temë: "Sfidat në Shëndetësi". Pollo në fjalën e tij theksoi se "Perëndia dhe mendjet e shëndosha na i kanë kursyer diskurset teorizuese mirëfilli që përgjithësisht kanë dalë pa bukë; shpresoj që kështu të mbetet në të ardhmen. Duhet thënë pa dorashka dhe me zë të lartë se sistemi publik shëndetësor në Shqipëri është më i pareformuari e më i prapambeturi në vend. E them këtë se sektorë të tjerë si Mbrojtja, Rendi, Sistemi Social madje dhe Arsimi i shumëpërfolur, ndonëse janë larg gjendjes së dëshiruar, gjithsesi kanë bërë hapa përpara në 12 vjetët e fundit. Në Shëndetësi, po të lëmë mënjanë liberalizimin në gjysmën e parë të viteve '90 të shërbimit dentar dhe atij farmaceutik, të cilët sot e kësaj dite funksionojnë më së miri, gjendja ka mbetur tërësisht e kalcifikuar".
Kreu i reformatorëve është përqëndruar kryesisht në katër aspekte: "Hiperpërqëndrimi i kompetencave në Ministrinë e Shëndetësisë. Para 7-8 vitesh, duke përmbysur disa hapa decentralizues, e ngarkoi këtë dikaster me një barrë që as nuk e ngre dot, por as nuk e lëshon që ta ngrenë të tjerët. Menaxhimi i spitaleve publikë, për fat të keq, ka mbetur në nivelet e ndërmarrjeve shtetërore të vitit 1991. Të tëra këto lidhen me zhvillimin e sigurimeve shëndetësore, që te ne janë, fatkeqësisht, në një gjendje rudimentare. Ato duhen shtrirë urgjentisht te të gjitha shërbimet shëndetësore përtej farmacive. Ashtu si dhe për arsimin duhet të pranojme se 2.9 për qind e buxhetit, që i akordohet shëndetësisë, është minimale dhe larg standardit 4 për qind që zotohemi të ketë buxheti i vitit 2006".