E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtari e nis me fitore edhe fazën e dytë. Bora shtyn tre ndeshje


Faza e dytë kategorisë së parë ka nisur jo e plotë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Takimet Ada-Burreli, Gramozi-Besa, dhe Kukësi-Butrinti nuk u luajtën, pasi fushat pritëse ishin të mbuluara nga bora. Nga këto tre ndeshje të shtyra mësohet se takimi Kukësi-Butrinti do të zhvillohet të dielën në Laç në orën 13:00. Gjithsesi, Luftëtari e ka nisur si pretendent fazën e dytë, pasi ka fituar 2-1 në Vlorë. Të parët kanë kaluar në avantazh vlonjatët me anë të Cerovës, por gjirokastritët kanë përmbysur me Rraboshtën dhe Mersinin. Elbasani ka bërë detyrën në shtëpi duke fituar 3-1 me Skraparin. Lushjna dhe Besëlidhja me pretendime për të kapur kreun kanë marrë nga një barazim 0-0, respektivisht lushnjarët në Mamurras dhe lezhjanët në Himarë. Gramshi ka fituar 3-0 ndaj Ilirisë ku dy golat e parë u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë.

Java e 16-të, Kategoria e Parë
ELBASANI SKRAPARI 3-1
HIMARA BESËLIDHJA 0-0
VLORA LUFTËTARI 1-2
MAMURRASI LUSHNJA 0-0
GRAMSHI ILIRIA 3-0

KUKËSI BUTRINTI (e shtyrë luhet të dielën në Laç ora 13:00)

ADA BURRELI (e shtyrë)
GRAMOZI BESA (e shtyrë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›