Boks, Tirana shpallet fituese në Kupën e Shqipërisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Tirana u shpall dje fituese e Kupës së Shqipërisë në boks. Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”, u ndeshën 9 çiftet më të mira finaliste. Ekipi i Tiranës ka nxjerrë katër boksierë kampionë, përkatësisht Arnold Kaloshin në peshën 54 kg, Serxhio Sinën në peshën 64 kg , Enea Kovaçin në peshën 69 kg dhe Artenid Zenelin në peshën +91 kg. Ndërsa në vend të dytë është renditur Vllaznia me tre kampionë. Ekipi shkodran drejtohet nga trajneri Zef Gjoni, që është njëkohësisht edhe trajneri i ekipit kombëtar. Në vendin e tretë u renditën Flamurtari dhe Apolonia me nga një boksier kampion. Përveç trofeut të Kupës së Shqipërisë, Tirana ka marrë edhe kupën e Sportistit më të Mirë të aktivitetit, e cila i ka takuar boksierit të ri Serxhio Sina, i peshës 64 kg. Takimi i tij me Xhulio Vrenozin e Apolonisë është vlerësuar si takimi më i fortë dhe më interesanti i këtij kompeticioni jo vetëm nga specialistët e boksit, por edhe nga tifozeria në pallatin “Farie Hoti”. Por e djeshmja ka qenë një ditë e veçantë për boksin shqiptar, pasi janë hedhur edhe bazat për hapjen e boksit profesionist në Shqipëri. Në fund të Kupës, u zhvillua ndeshja e parë profesioniste ndërmjet Armand Çullhait të Tiranës dhe Marsel Sermit të Vllaznisë. Takimi ka përfunduar në barazim për të dy boksierët. Trajneri i Kombëtares, Zef Gjoni, tha se “tashmë krahas boksit olimpik do të punohet edhe për ndërtimin dhe zgjerimin e boksit profesionist në Shqipëri”. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i boksit, Edmond Kabashi, u shpreh se “ky aktivitet tregoi se boksi në Shqipëri ka një nivel të lartë dhe në të ardhmen do të ketë takime të tjera në nivele profesionistësh”.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009