Moratti polemika me gjyqtaret

Vetëm pak orë pas triumfit 3-1 të Interit në fushën e Juventusit, që rihapi luftën për titull në Serinë A italiane, presidenti Massimo Moratti ka komentuar episodet e diskutueshme të arbitrimit që u regjistruan gjatë asaj sfide.
“Nuk kam asnjë rezervë ndaj gjyqtarit Tagliavento për ato që ndodhën dhe e kam thënë qartë se nuk është faji i Juventusit. Kam thënë vetëm që fakti që Lichtsteiner nuk u ndëshkua me kartonin e kuq ishte një vendim i bërë me vetëdije, për të mos prishur ekuilibrat e ndeshjes. Por, kjo nuk ishte në favorin tonë. Shpresojmë që këto gabime të mos bëhen të zakonshme”., ishte deklarata e drejtuesit të klubit zikaltër, që i tërheq veshin “xhaketave të zeza”.
Edhe pse Interi fitoi, është e pamundur që gabimet gjatë gjykimit të Juventus-Inter të mos komentohen. “Juventusi nuk ka lidhje me gafat e gjyqtarëve, sepse në të kundërt do të ishte e rëndë. Të gjithë arbitrat duhet të tregojnë kujdes që gabimet të mos bëhen në mënyrë të përsëritur”, shtoi ai.
Por, përveç polemikave për gjyqtarët dhe faktit që ka preferuar të mos bëjë debat në distancë me krerët bardhezinj, Moratti ka kërkuar të ulë edhe euforinë rreth skuadrës së drejtuar nga Stramaçioni, që pas kësaj fitoreje tregoi se ëhstë e denjë për të luftuar për titullin.
“Nuk duhet ta ekzagjerojmë me komplimentet ndaj trajnerit, por ti shpërndajmë meritat tek e gjithë skuadra. Trajneri ynë është i zgjuar dhe ka treguar se është i aftë të përshtatet në situata të ndryshme. Megjithatë, këto nuk janë ende rezultatet që klubi shpresonte të arrinte. Tashmë duhet të bëjmë kujdes që të mos shfaqim shenja vetëkënaqësie dhe të luajmë në çdo ndeshje me të njëjtin seriozitet”, ishte thirrja e Morattit.
Me fitoren 3-1 në “Juventus stadium”, Interi i dha fund ecurinë pozitive prej 49 ndeshjesh të rivalëve bardhezi, ndërsa tashmë ka vetëm një pikë më pak se skuadra e Antonio Contes që kryeson kampionatin italian.