E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes pak gola ne ndeshjet e 1900

Pati pak gola në ndeshjet e orës 19:00 në Ligën e Europës. Në një të tetat e finaleve, katër ndeshjet e para prodhuan 3 fitore vendase dhe një mike. Skuadra e vetme që fitoi jashtë fushe ishte Olimpiakos që mposhti Metalistin e Harkovit në Ukrainë, me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Fuster në nisje të pjesës së dytë.
Sportingu i Lisbonës prodhoi një të papritur duke thyer në Portugali kryesuesen e kampionatit anglez, Mançester Siti. Sportingu shënoi shumë bukur në nisje të pjesës së dytë me anë të Shandaos, i cili e dërgoi topin me thembër për në rrjetë.
Po 1-0 fitoi edhe skuadra holandeze, Tvente. Vendasit thyen Shalken gjermane me një gol të shënuar me penallti nga De Jong, pasi një lojtar mik u përjashtua me karton të kuq.
Më shumë gola në fitoren 3-1 të Atletikos së Madridit ndaj Beshiktashit. Spanjollët arritën deri në epërsinë 3-0 pas dy golave të shënuar nga Salvio dhe rrjetës tjetër realizuar nga Lopez në pjesën e parë. Turqit shkurtuan diferencën në nisje të së dytës me anë të portugezit Simao, i cili më parë ka luajtur pikërisht për Atletikon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›