Boll me luftë politike, fajtor është shteti, nga i pari tek i fundit
Sikur ngjarja e Gjirokastrës të kishte ndodhur natën, merreni me mend sa më të rënda do të ishin pasojat. Kjo ngjarje kërkon shumë vëmendje dhe fajtorët nuk duhen mbajtur ca muaj, apo qoftë edhe një vit në qeli, sa për t’i mbyllur gojën opinionit dhe pastaj të jenë sërish të lirë..
Mendoj se asnjëra palë politike nuk ka gojë të hapë këtu e të na tregojë dokrra. Bashkia jep leje, por qeveria jep licensa. E nëse qeverisë, bashkisë dhe kujtdo institucioni shtetëror i mungon aftësia për të kontrolluar territorin e vet, këtu faji nuk është vetëm i njërit apo i tjetrit. Unë si qytetar them: Faji është i shtetit. Dhe shteti për mua janë të gjithë ata që na shesin pordhë në televizione natë për natë, që nga kryeministri që thotë që “jemi vendi numër 1 në rajon e në planet”, e deri tek kryetari i komunës më të fundit të vendit, qoftë ky socialist, demokrat, majtist, djathtist.
Tragjedi të cilat janë shkaktuar nga vetë dora e njeriut dhe po të ndërhyhej edhe mund të evitoheshin.