Për të mirën e Shqipërisë
Sa fat paske o Berishë
paske lindur më këmishë
miqtë t’i merr Perëndia
kundërshtarët gjuetia
Në Armen të kanë kënduar
korrupsionin ke dërrmuar
Lufton ti, çupa dhe djali
Me tre lule s'vjen behari
Nuk fitohet kjo betejë
pa mobilizim më tej
me pushtuesin kur luftuam
28 mijë vetë flijuam
Luftuam vetëm 5 vjet
fituam lirinë për jetë
17 vjet (nuk janë pak)
humbëm veç një baxhanak
Sali, ta ka borxh atdheu
mos u tut hiç o burr’ dheu
gjithë brezat që do vijnë
lart do të ta ngrenë lavdinë
Korrupsioni është përhapur
ç'nuk po bëjmë për ta kapur
Tri beteja janë zhvilluar
me humbje kanë përfunduar
E rrethuam në Morinë
po iku e çau kufinë
Luli drejtonte ushtrinë
ndaj ia hoqëm ministrinë…
Tërë ushtrinë mobilizuam
Benzat, vilat i flijuam
Eh çfarë lufte, s’gjen vrimë miu
Komandant Fatmir Mediu
Salë, ti luftën mos e lër
sa të shuhet vend i tërë
se tek ti i kemi sytë
komisar që s'ke të dytë
Dhe vazhdo me ironi
Thuaj, i bardhi është i zi,
kur ke gojë flet edhe ti
ke fat, je në Shqipëri