Bollano: “Më ndryshoni gjyqtarin”
Autori i Lajmit: red.
Avokati mbrojtës i Vasil Bollanos kërkoi dje përjashtim të gjyqtarit. Në seancën e zhvilluar dje në ngarkim të kryebashkiakut të Himarës, Vasillaq Bollano, mbrojtësja i tij ka depozituar kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes. Avokati që e përfaqësonte, Petraq Curri, sot në sallën e gjyqit ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit që ka përsipër gjykimin e çështjes, Shkëlzen Selimi, duke e cilësuar atë si të njëanshëm. Avokati i Bollanos i është referuar një kërkese të bërë nga mbrojtja në momentin e pranimit nga gjykata të ndërrimit të ekspertit që do të bënte vlerësimin e dëmit. Sipas avokatit, dy nga katër çështjet që mbrojtja kërkonte të ishin pjesë e ekspertimit të çështjes nuk u morën parasysh, mes të cilave tha Curri edhe çështja e mënyrës së vendosjes së tabelave tashmë të hequra në lidhje me rrugën. Sipas avokatit, ky detaj duhet ekspertuar, pasi pozicionimi i tabelave në rrugë apo në krah të saj, në këtë të fundit e bën Bollanon të pafajshëm, duke mos pasur brenda absolutisht elemente të veprës penale. Prokurori i çështjes, Sokol Malaj, dhe gjyqtari Selimi nuk ishin në dijeni të kësaj çështjeje dhe kërkesës së avokatit për përjashtim të gjyqtarit nga çështja, gjithsesi prokurori ka deklaruar përpara gjykatës se njëanshmëria e cituar nga avokati nuk qëndron dhe se gjykata ka të drejtën të shprehet për çdo kërkesë të palëve. “Unë nuk e quajta të njëanshme gjykatën kur pranoi kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të ekspertëve, - tha Malaj. Çdo vendim i gjykatës, - vijoi ai, - do të shkaktojë pakënaqësinë e njërës prej palëve. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari Shkëlzen Selimi ia la në dorë shortit zgjidhjen e çështjes. Dhe u mbetet ditëve të vazhdim përcaktimi nëse Selimi do të vijojë të gjykojë çështjen e akuzave që rëndojnë aktualisht mbi Bollanon, apo të do të zëvendësohet nga gjyqtar tjetër po i kësaj gjykate. Ndërsa dëgjimi i ekspertëve lidhur me vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga Bollano, u la të bëhet në datën 20 dhjetor, pasi eksperti kontabël dhe ai i ndërtimit të caktuar nga gjykata kërkuan rreth një muaj kohë për të finalizuar të gjithë vlerësimin e dosjes.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008