“Me zgjedhjet e reja do ta dërgojmë Berishën në shtëpi”
Autori i Lajmit: red.
“Dialogu me Shqipërinë”, i përqendruar tek çështjet e bujqësisë, i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur në zonën e Bilishtit të Korçës. Në bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, Rama është përqendruar kryesisht në mungesën e tregjeve për produktet bujqësore, në mospërballimin e rritjes së çmimit të karburanteve për të punuar tokën si dhe në TVSH e lartë, që shpesh është barrë e rëndë për vetë fermerët. Rama ka bërë apel për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë me punë të ndershme. “Ne jemi këtu për të mposhtur disa të këqija të mëdha që janë varfëria, papunësia, injoranca, dhuna, korrupsioni. Këto mposhten duke u bërë bashkë. Ne duhet të fitojmë jo për të triumfuar mbi ndonjë armik, por për të triumfuar mbi këto të këqija. Ky është problemi, dhe këtu duhet të fokusohemi”, - tha Rama. Sipas tij, “mundja e varfërisë dhe e papunësisë nuk nënkupton përçarje, nuk nënkupton dasi, nuk nënkupton që ne të ndahemi në dy ushtri të mëdha, socialistë këtej, demokratë andej, dhe të luftojmë me njëri-tjetrin sikur po luftojmë me armikun”. “Armiqësia që kanë shqiptarët me keqqeverisjen, është një armiqësi me një politikë të vjetër që ne duhet ta lëmë pas. Sigurisht, që shembëlltyra e kësaj politike të vjetër është Sali Berisha dhe, pa dyshim që Sali Berishën ne do ta çojmë në shtëpi. Por ne nuk duhet të ngatërrojmë nevojën që ka ky vend për një qeveri dhe një qeverisje të re me mendësinë e vjetër të luftës me njëri-tjetrin, me mendësinë e vjetër të dasive dhe përçarjeve që ka çuar kjo politikë e mbrapshtë deri në fshatin më të largët”, - theksoi kryesocialisti.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008