Shpërthen eksplozivi në makinën e biznesmenes, mister shkaqet
Autori i Lajmit: red.
Një shpërthim i fuqishëm është ndier në orët e mbrëmjes në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës. Banorë të kësaj lagjeje si dhe kalimtarë kanë vënë re se shpërthimi ka ndodhur në një makinë të parkuar në rrugë. Burime nga Policia e Vlorës, bënë të ditur dje se, sipas dëshmive, automjeti tip “Benz” me targa VL 2692 C ka shpërthyer si dhe është përfshirë në flakë, duke u djegur plotësisht brenda disa minutash. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse me mjetet, që, dhe pse kanë ndërhyrë për fikjen e flakëve, nuk kanë mundur, pasi mjeti në këtë kohë ishte djegur plotësisht. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes si dhe kanë kryer ekspertizat e nevojshme.
Ekspertët nuk kanë arritur në një përfundim të saktë, nëse në makinë është vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer dhe më mas makina është përfshirë nga flakët, apo makina është përfshirë në flakë për shkaqe që ende nuk dihen.
Pas ekspertimit, policia ka deklaruar se mjeti i djegur i përkiste Memeka Xhemalit, biznesmene. Pasi është marrë në pyetje pronarja e mjetit, ajo ka deklaruar se makinën e kishte parkuar normalisht si çdo natë tjetër.
Ajo ka deklaruar se nuk kishte idenë se si ishte përfshirë në flakë mjeti i saj dhe cilat kanë qenë shkaqet e shpërthimit të makinës. “Unë nuk kam hasmëri me askënd, nuk i kam borxh askujt si dhe nuk kam debatuar me askënd”, - është shprehur Xhemali në polici.
Ndërkohë policia po punon për të nxjerrë shkaqet e shpërthimit dhe djegies së mjetit, nëse në makinë është vendosur lëndë plasëse nga persona ende të panjohur apo mjeti ka marrë flak për shkaqe që ende nuk dihen e më pas ka ndodhur shpërthim
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008