Gratë e reformës, pas divorcit dhe pa punë
FIER - Divorci me bashkëshortët dy ditë më parë nuk u shpëtoi vendin e punës dhjetë grave të reformuara në uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.
Kjo sakrificë e tyre nuk u mor parasysh nga krerët e uzinës. Edhe pse dje, gratë e reformës u paraqitën me divorcin e ligjëruar nga Gjykata e Fierit, drejtori i uzinës së KPTHN-së nuk i ka pranuar. Sipas tij, ky veprim, edhe pse ligjor, nuk mund të konsiderohet i vlefshëm në këto rrethana. "Grave në fjalë u është komunikuar largimi qysh prej dy javësh dhe ato do ta linin ligjërisht detyrën në datën 1 korrik, kështu që për ne çdo gjë është brenda rregullave. Në datën 1 korrik ato u larguan nga puna sipas ligjit. Në këtë çast ato mund të ndërmarrin çdo lloj iniciative, pasi jeta e tyre private nuk i intereson institucionit. Mendoj se kjo nuk është e drejta ime si drejtor të vendos për njërin apo tjetrin punëtor që ai të rrijë në punë apo të ikë, kjo është një reformë e përcaktuar drejt në ligj", pohoi drejtori i uzinës Gramoz Nazëraj. Sipas tij, ka qenë një komision ai që ka vendosur kriteret përkatëse për gjithsecilin punëtor. Ndërkohë që mosndryshimi i vendimit për largimin nga puna, edhe pse figuronin si të divorcuara, i ka acaruar së tepërmi 10 gratë. Pas takimit të pasuksesshëm me drejtorin e uzinës, ato dolën të zhgënjyera dhe tepër të revoltuara. "Na thanë që do punonte vetëm njëri nga familja. Ne jemi ndarë ligjërisht dhe duam vendin e punës, le ta gjejnë ku të duan, duam atë që na takon me ligj", ka deklaruar Erveheja, njëra prej të divorcuarave. Mësohet se reforma e përcaktuar përfundon plotësisht ditën e sotme dhe në datën 3 korrik merr fund përfundimisht, duke u larguar 360 punonjësit e prekur nga kjo fazë. m.r