Ndihmë firmës private për rrugën e dëmtuar
BULQIZE - Firmës së ndërtimit të Rrugës së Arbrit do t'i kërkohet ndihmë për të riparuar dëmin në rrugën nacionale Burrel-Bulqizë.
Një ditë pas shembjes së xhadesë në rreth 10 metra gjatësi, si pasojë e gërmimeve të paligjshme për hapjen e një galerie, rruga vazhdon të jetë problematike. Ndërmarrja e rrugëve mundësoi hapjen e një shtegu, paralel me rrugën e dëmtuar, me qëllim evitimin e pasojave për jetën e udhëtarëve. Gjatë ditës së djeshme, shoferët që udhëtojnë drejt lindjes, deri në Maqedoni kanë pritur në radhë derisa u mundësohej lëvizja. Drejtues të rrugëve nacionale thanë se, kanë tentuar të lidheshin me investitorët e Rrugës së Arbrit dhe të kërkonin mjete motorike për eliminimin e gropës. "Shembja e krijuar kërkon marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive", theksoi drejtori i rrugëve nacionale për Matin, Basir Çupa. Sipas tij, gropa e hapur nuk mund të mbyllet me gurë e dhe, por kërkohet mendimi i specialistëve për mbushjen e saj, ndoshta me beton dhe material që i reziston kohës. e.d