Bollano, sot në gjykatë për tabelat
VLORE – Gjykata e Vlorës do të shqyrtojë sot për herë të parë çështjen ndaj Vasil Bollanos.
Heqja e tabelave sinjalizuese në Himarë, të shkruara në shqip dhe anglisht e kanë ngarkuar kryebashkiakun e qytezës me përgjegjësi penale. Me akuzën e shpërdorimit të detyrës për ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë, Bollano do të gjykohet në Shkallën e Parë. Mësohet se prokurori do të paraqesë ditën e sotme provat e mbledhura në ngarkim të Bollanos, në lidhje me ngjarjen që shkaktoi reagimin e pushtetarëve vendorë. Vetë prefekti i qarkut Vlorë kërkoi publikisht ndjekjen penale për shkuljen e tabelave, të domosdoshme kryesisht për turistët. Më pas Prokuroria nisi hetimet kryesisht, duke vënë përpara përgjegjësisë vetë kryebashkiakun e Himarës. Pritet që sot të mësohet dhe reagimi i Bollanos pas njohjes me akuzën në sallën e gjyqit. q.b