Tiranë, pranga 4 grabitësve të emigrantëve e kompanive ajrore
TIRANE - Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes me thyerje dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë.
Dy prej personave janë arrestuar nga policia pasi i kanë vjedhur një shqiptari nga Tetova 1200 euro, si dhe disa sende personale të tij. Ermal Xhelo, 32 vjeç dhe Tofik Muhaj, 27 vjeç, të dy nga Vlora, janë arrestuar nga policia e Tiranës për një vjedhje në Rrugën e Kavajës të shqiptaro-maqedonasit Nexhmedin Xheladini. Veç kësaj vjedhjeje ata akuzohen edhe për posedim dhe shitje të marijuanës. Dy personat e tjerë të arrestuar nga seksioni i hetimit të vjedhjeve në Drejtorinë e Tiranës janë dy të mitur, T.T., 15 vjeç dhe K.B., 14 vjeç. Ata janë kapur duke vjedhur një punishte duralumini në afërsi të stacionit të trenit dhe dyshohen se kanë kryer edhe vjedhjen e agjencisë ajrore bullgare “Hemus Air”, ku kanë mundur të hapin një kasafortë të zyrave të kompanisë. Dyshohen nga policia edhe për vjedhje të tjera, që janë në verifikim e sipër prej hetuesve të zyrës së vjedhjeve. Të dy ngjarjet për të cilat janë arrestuar të katërt këta persona, sipas policisë kanë ndodhur të shtunën. Shqiptaro-maqedonasi, Xhelali, sipas burimeve të policisë ka qenë në një hotel në Rrugën e Kavajës kur personat kanë hyrë në lokalin e hotelit dhe më pas kanë mundur t’i marrin atij plot 1200 euro, si dhe disa sende personale. Blutë pas kallëzimit të të dëmtuarit ka nisur kërkimet, ndërsa ka shoqëruar dy të dyshuarit gjatë një kontrolli. Policia u ka gjetur atyre një sasi të parave dhe pas ballafaqimit për njohje, tetovari ka vënë gishtin mbi ta duke u pohuar se i kishte parë në hotel. Dy të miturit e tjerë të arrestuar nga policia për vjedhje, janë kapur tek sa vidhnin një punishte duralumini. Krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve në sistemin përkatës të policisë ka bërë që personat të identifikohen edhe si autorë të vjedhjes së kasafortës në zyrën e “Hemus Air”.