Një grevë private?!
Skënder Minxhozi
Kishte shumë interes publik dhe mediatik dje, për heqjen ose jo të imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por kishte po aq, në mos më shumë heshtje e harresë, edhe për shtatë grevistë në Vorë, të cilët rezistojnë prej ditësh urinë, etjen dhe mbi të gjitha indiferencën publike, me qëllim që t’i kujtojnë kryeqytetit që kanë pranë, se ajo që ndodhi në 15 mars nuk është thjesht një çështje karrierash, imunitetesh dhe kulisash të pista politike që luhen në kafen e Parlamentit. Ashtu si edhe një, dy apo tri ditë më parë, grevistët e urisë së Gërdecit kanë pritur që beteja e tyre e vogël të shndërrohet në një aferë kombëtare, në një debat politik, në një përplasje palësh, prej nga ka më shumë shanse që të gjenerohen zgjidhje. Ky është mekanizmi i njohur i çdo proteste të kësaj forme, por që kësaj radhe duket se nuk ka si armiq vetëm indiferencën e njohur të shqiptarit, plazhin dhe futbollin, por edhe disa elemente të tjerë që habitshëm po mundohen ta arshivojnë atë që ndodh në Vorë, si një aferë private të disa personave të pakënaqur që s’kanë marrë disa milionë lekë dëmshpërblime.
Kjo grevë është një ndërmarrje e një grushti njerëzish, e cila në fakt e kalon kauzën private të vetë atyre që e kanë iniciuar. Nuk përbën ndonjë makinacion dhe as ndonjë manipulim fakti që ata grevistë që ndodhen të kyçur në një banesë private të Vorës, mbrojnë faktikisht një çështje dukshëm më të madhe sesa sigurimet shoqërore, që s’i patën kurrë kur punuan në të zezë për Delijorgjin apo shpërblimin financiar për gjëra të humbura, që s’do t’i kenë më kurrë në jetën e tyre. Ajo grevë është një kujtesë, një kontrapunkt publik që i bëhet fushatës propagandistike “koreano-veriore” të kryeministrit “Shqipëria në NATO”. Ajo është gjithashtu një apel i drejtë, një klithmë e dëshpëruar, për të mos i vënë kapakun e heshtjes, e aq më keq të indiferencës e hipokrizisë politike, një tragjedie me rezonancë kombëtare.
Ekziston në radhët e pozitës së sotme një tezë, e cila mbrohet duke filluar nga të zgjedhurit e PD në atë zonë, e deri tek i pari i partisë në pushtet, sipas së cilës kjo puna e Gërdecit duhet të konsiderohet si e mbyllur. Madje në buzët e maxhorancës mbahet me zor akuza se kjo ngjarje është një “trillim komunist” i socialistëve, se në Gërdec ka ndodhur një incident “teknologjik” dhe se mbi të gjitha, reagimi i shpejtë i qeverisë për të dërguar batanije, serume dhe qeska me patatina, e fshin “me dinjitet” çdo gjurmë të asaj që ndodhi. Në këtë komardare humanitare është kapur e gjithë maxhoranca e sotme sot, në mesin e detit të hapur ku ndodhet. Një interpretim hileqar ky natyrisht, i cili nuk korrespondon asfare me atë që është sot realiteti i një zone ende të traumatizuar, të vrarë, të plagosur, të pandërtuar dhe të pastrehuar.
Kjo është maxhoranca, këto janë arsyet e saj dhe kjo s’është për t’u çuditur. Për t’u çuditur është kur në mënyrë të ngjashme sillet pala tjetër. Opozita po sillet me grevën e Gërdecit (se mos vetëm me të), pak a shumë si me përmbytjet në Birmani apo me tërmetin në Kinë. Ky qëndrim i squllur i saj është në fakt vijimi logjik i një aksioni politik të zbutur, që kryetari Rama ka imponuar prej kohësh brenda partisë, në raport me PD dhe qeverinë e vet. Prandaj s’është për t’u çuditur kur sheh sesa pak flitet për grevën dhe për viktimat e saj. Në të kundërt, nuk mund të mos vëresh se prej kohësh Gërdeci analizohet dhe trajtohet si një problem “pallati”, si një çështje ngushtësisht politike, me protagonistë Berishën dhe Mediun, paçka se në Tiranë e Durrës ka njerëz që nxirren nga ndërtesat e shtëpive të pushimit, në qiell të hapur, pa folur për ata që s’janë më apo për të tjerët që ndodhen të traumatizuar e të shokuar.
Ky interpretim gjysmak zbulon një pjesë të miopisë politike me të cilën trajtohet sot tragjedia e Gërdecit nga ana e atyre, që parimisht do të duhej të bërtisnin fort dhe me zë të lartë për atë që ka ndodhur, por edhe për këtë që s’po ndodh. Afrimi i sezonit të ngrohtë dhe i pushimeve, së bashku me golat e Evropianit, mesa duket kanë topitur mendjet dhe shqisat jo vetëm të atyre që grevën dhe Gërdecin i kundrojnë si gjysmë seriozitete të Discovery Channel, por edhe të atyre që paguhen dhe votohen për t’u dhënë peshën dhe relievin e duhur argumenteve në fjalë. Dalja e grevistëve të urisë në Vorë nga fushëpamja e opozitës përbën një snobizëm sa të pashpjegueshëm, aq edhe të dëmshëm. Jo vetëm për ata që po rrinë pa ngrënë për të drejtat e tyre, por edhe për ata që Gërdecin e konsiderojnë ende si kartën fituese në zgjedhjet e ardhshme. Dhe kjo është për të ardhur keq.