E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Bollëk“ kandidatësh në Durrës

07/06/2005  Për 6 deputetë, 73 kandidatë

DURRES - Deri në fund të javës së kaluar pranë Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve në Durrës kanë kaluar të gjitha procedurat ligjore 73 kandidatë për të fituar mandatin e deputetit. Në gjashtë zonat elektorale të Durrësit, thuhet nga komisionerë të këtyre komisioneve, janë depozituar kërkesat, por edhe dokumente të tjera që do të duhet të plotësojë kandidati për të qenë pjesë e

konkurrimit në garën e 3 korrikut. Megjithatë në disa nga këto komisione mësohet se jo të gjithë kandidatët e paraqitur për regjistrim kanë dosjen e plotë.

Në KZZ nr.29 është deklaruar se kanë depozituar kërkesën 14 kandidatë të subjekteve të ndryshme politike, ndërsa 13 të tjerë mësohet se do të konkurrojnë në zonën nr.25.

Sipas konfirmimeve pranë KZZ-ve, mësohet se ka edhe të tjerë kandidatë, që do i shtohen listës së gjatë me 73 emra në gjashtë zona, pasi kanë paraqitur kërkesë.

Komisionerët kanë pohuar se këkesa u jep të drejtë të mos skualifikohen, ndërkohë që ata do të duhet të pasurojnë dosjen me të tjera materiale për të zënë vend në fletët e votimit për sistemin mazhoritar.

Sipas deklarimeve të komisioneve deri në fund të javës së kaluar nuk ka paraqitur kërkesë për regjistrim asnjë kandidat i pavarur. Kryetarë të këtyre komisioneve, me të cilët është kontaktuar, janë shprehur se caktimi i qendrave të votimit ka përfunduar dhe se në këtë drejtim nuk ka pasur probleme serioze.

Në gjashtë zonat zgjedhore do të ketë 232 qendra votimi dhe në listat paraprake të zgjedhësve mësohet se janë regjistruar 135294 votues.

Nisur nga ankesat qytetare si dhe shtabet elektorale, mësohet se listat përfundimtare do të kenë së paku 5 mijë zgjedhës më pak, për shkak të dublimit të emrave të konstatuara.

Zona me numrin më të madh të votuesve do të jetë ajo nr.29, ndërkohë që pikërisht kjo zonë, së paku deri në fundjavën e kaluar, ka edhe numrin më të madh të kandidatëve. Në të gjitha zonat janë regjistruar kandidatë të partive të njohura si PS, PD, LSI, LZHK, PSD, PDS, PBK, PPSH, PAD, ndërsa një pjesë e subjekteve elektorale do të kandidojnë në mazhoritar në disa nga zonat zgjedhore. Deri tani PBDNJ dhe PUK janë regjistruar në tre zona, ndërsa pritet që krahas tyre dhe në të gjitha zonat të jenë pjesëmarrës në konkurrim edhe subjekte të tjera me kandidatë të

tyre.

6 zona elektorale

232 qendra voti

72 kandidatë të rregjistruar

135 294 zgjedhës të rregjistruar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›