E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Gjithçka gati për një sezon të mbarë turistik“

07/06/2005  Gjergj Janko/ Drejtori Ndërmarrjes Komunale, Bashkia Divjakë

LUSHNJE - Gjithçka në plazhin e Divjakës po përgatitet seriozisht për një sezon të mbarë turistik, krejt të veçantë ndaj kërkesave në rritje të pushuesve. Gjithçka është jo thjesht në dorë të privatëve, por sidomos të ndërmarrjes komunale të kësaj Bashkie, e cila do të përgjigjet për mbarëvajtjen në gjithë sezonin turistik.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Gjergji Janko, duke folur ekskluzivisht për “Metropol” pohon se pas datës 15 maj kjo ndërmarrje dhe punonjësit e saj kanë filluar punën për heqjen e mbeturinave nga rëra e plazhit dhe sjelljeve të detit.

”Para këtij aksioni, pohon Janko, nga data 5-15 maj, ne si ndërmarrje kemi bërë plugimin dhe frezimin e rërës në të gjithë

sipërfaqen e saj prej 23 ha. Gjithashtu, ne nuk kemi lënë pas dore edhe heqjen e të gjitha mbeturinave në pyllin e Divjakës, e cila ka një sipërfaqe prej 30 ha, sipërfaqe e cila tashmë i ka kaluar në hipotekë Bashkisë së Divjakës, pas pronësisë së ushtrisë e më tej të Ndërmarrjes Pyjore.

23 ha sipërfaqja e plazhit

30 ha sipërfaqja e pyllit

Infrastruktuar gati, rëra e pylli në pritje

Divjakë këtë vit plazh moderrn, pushuesit mirëse të vijnë edhe nga Kosova e Maqedonia

LUSHNJE - Plazhi i njohur dhe tepër kurativ i Divjakës shpalos

një tjetër pamje, në krahasim me dy zonat turistike të varfra në Fier. Divjaka, e njohur edhe për lagunën e Karavastasë, thithjen e qindra e qindrave pushues nga të gjitha trevat shqiptare, madje edhe nga Kosova e Maqedonia, shpalos këtë vit, një plazh më modern, më masiv dhe më bashkëkohor.

Kabinat

Ndërmarrja private ka në administrim 180 kabina pushimi, nga të cilat 50 prej tyre janë apartamente dhe pjesa tjetër janë kabina njëkatëshe. Sistemi i pushimit nuk është 10 ditor, por 15 ditor dhe çmimi i kabinave shtetërore variojnë sipas cilësisë nga 25 mijë lekë (të reja) që janë apartamentet, deri në 8 mijë lekë (të reja) që janë kabinat.

Komoditeti në këto apartamente dhe kabina është normal. Ato janë të pajisur me krevate, tavolina e karrige, ndërsa mungojnë frigoriferët, sobat e gatimit, apo televizorët, të cilat pushuesit i marrin me vete.

Ndërmarrja Komunale ka zgjidhur edhe problemin e ujit të pijshëm për sezonin turistik, duke siguruar 24 orë furrnizim. Uji është siguruar nga puset, por ai është i pastër dhe i kontrolluar nga Instituti i Higjienës.

Hotelet

Në Divjakë, janë 10 hotele private. Në hotelet private, çmimi është edhe më i lartë, kjo e motivuar me rritjen e cilësisë së kushteve gjatë sezonit.

Sipas pronarëve të 10 hoteleve privatë, çmimi i pushimit 10 ditor të një familjeje prej katër perosnash është 30 mijë lekë (të reja), pa ushqim, ndërsa në ish-kampin e pushimit “Argena” për 10 ditë një familje 3-4 persona duhet të paguajnë 60 mijë lekë (të reja), duke përfshirë këtu edhe ushqimin.

Sipas administratorit të këtij kampi pushimi, Halim Kanani, në qoftë se familja ka më tepër fëmijë shtohet vetëm 5 mijë lekë (të reja) ky çmim.

”Ne garantojmë kushtet më të mira, tepër komode në të gjithë plazhin e Divjakës, duke futur në shërbim edhe pajisjet elektro-shtëpiake e ato argëtuese. Ushqimi është i freskët dhe

karakteristikë e kësaj zone janë prodhimet e detit. Çmimet janë pothuajse të njëjta në të gjitha hotelet e restorantet private“.

Apartamente

50 apartamente

private

25 mijë lekë

15 ditë pushimi

Kabina

130 kabina private

8 mijë lekë 15 ditë pushimi

Hotele

10 hotele private

30 – 60 mijë lekë 10 ditë pushim

Pushuesit, dhjetëfishi i banorëve

Në lokale, nuk mungojnë pjatat tradicionale

LUSHNJE - Plazhi në Divjakë cilësohet kurativ dhe shërben për shërimin e shumë sëmundjeve reumatizmale dhe sidomos atyre profesionale. Zakonisht pushuesit vijnë nga zona e Elbasanit, Gramshit, Pogradecit, Librazhdit, e deri nga Kosova e Maqedonia. Ky plazh frekuentohet gjithashtu edhe nga pushuesit ditor, ku çmimi i një dreke normale për person nuk i kalon të 1200 lekë, që, sipas pronarëve të lokaleve, por edhe vet pushuesve, është mëse normale. Ndërsa ka edhe çmime “të diferencuara”. Kështu një pjatë ngjala kushton 600–700 lekë, një racion peshk varion 500- 600 lekë, një pjatë karkaleca 1000-1200 lekë.

Divjaka është një qytezë me përmasa gjithnjë e në rritje.

Ajo numëron 7 mijë banorë, numër i cili në sezonin turistik 10

fishohet.

Divjaka

7 mijë banorë

70 mijë pushues

Menuja

500 – 600 lekë një pjatë peshk

600 – 700 lekë një pjatë ngjala

1000 – 1200 lekë një pjatë karkaleca

Rruga dhe uji, problemet kryesore

Bregdeti i Darëzezës, së shpejti me fshat turistik

FIER - Në plazhin e Darëzezës, komuna Dërmenas, Fier, duket se ky vit do të jetë më ndryshe se plazhet e tjerë të Hidrovorit e të

Semanit. Në projektet e ardhshme, pritet që të ngrihet edhe një fshat turistik.

Për herë të parë, komuna Dërmenas ka nisur një projekt për pastrimin e plazhit, nga gjithë mbetjet dhe sjelljet e detit, dhe mbi të gjitha kthimin e tij në një mjedis të ferkuentueshëm për pushuesit. Me anë të këtij projekti janë angazhuar dhjetëra persona nga fshati Hidrovor, të cilët kanë filluar të grumbullojnë dhe të pastrojnë mbetjet në bregun e detit, që me anë të mjeteve do të hiqen nga rëra. Ndërkohë që pritet të bashkohen në këtë projekt edhe nxënësit e shkollave.

Njëri prej përfaqësuesve të këshillit komunar, thotë se në këtë projekt janë përfshirë personat që marrin ndihmën dhe përkrahje sociale nga komuna Dërmenas. Këtë vit do të mbërrijnë më shumë pushues në këtë fshat, shprehin sigurinë drejtuesit vendor dhe banorët.

Problem ngelet rruga nga kryqëzimi që shkon për në Seman deri në buzë të detit. Është zhvilluar tenderi dhe pritet që ajo të fillojë sa më shpejt. Në këtë periudhë, sipas banorëve, vijnë shumë vizitorë nga zona e Elbasanit dhe Gramshit, që duke shfrytëzuar dhe përbërjen e këtij fshati që ka ardhur nga kjo zonë, vijnë për të pushuar në këtë bregdet. Sipas tyre, ka diçka të veçantë që duhet vlerësuar nga qeveria, infrastruktura, sepse në këtë zonë janë gati 10 km rrugë jo e rikonstruktuar. Gjithashtu problem është edhe uji i pijshëm, i cili vjen ende me orar, megjithë përpjekjet e komunës.

Njësitë private kanë filluar të jenë të gatshëm për të pritur pushuesit. Hotelet e ngritura në buzë të detit bëjnë përgatitjet për fillimin e sezonit turistik, ndërsa për herë të parë është duke u ngritur një fshat turistik mes pishave të këtij plazhi.

Mosbesimi nga mungesa e kushteve

Semani, dyshime se mund të frekuentohet

FIER - Edhe në plazhin e Semanit ka përgatitje për fillimin e

një sezoni të mbarë turistik. Kështu, sipas kryetarit të kësaj komune, Vladimir Semini, po bëhet gjithashtu edhe rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit, me një vlerë prej 5 milionë lekë. Punimet që po kryhen janë në kuadër të fazës së dytë dhe përmbyllëse, pasi punimet e fazës së parë, të cilat përfshinin

rehabilitimin e rrjetit kryesor, u kryen gjatë muajit tetor 2003.

Nga ky investim do të përfitojnë një numër i madh banorësh. ”Është një projekt që do të përfitojnë 2000 banorë të Topojës, të cilët kanë pasur probleme madhore, pasi rrjeti ka qenë i amortizuar. Punimet që përfshijnë këtë projekt, pritet të mbarojnë gjatë datës 10 qershor. Gjithashtu në këtë prag sezoni turistik janë ndërmarrë disa aksione me banorë të fshatrave të komunës për pastrimin e plazhit të Semanit. Ende në plazh nuk ka asnjë bar dhe lokal luksoz, veç tezgave dhe lokaleve të improvizuara. Ndërkohë janë në pritje edhe shumë tregtarë ambulantë, që do t’u shërbejnë pushuesve të këtij plazhi.

Gjithçka duket se ende nuk ka filluar, sepse edhe tregtarët e vitit të kaluar nuk kanë besim se plazhi i Semanit do të popullohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›