E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dobjani: Mos mbushni sheshet me fëmijë

07/06/2005  Avokati i Popullit i ka drejtuar një kërkesë Ministrisë të Arsimit që të ndalet përdorimi i fëmijve të shkollave në fushatat elektorale të partive politike. Reagimi ka ardhur pas një denoncimi që ka ardhur në zyrat e Avokatit të Popullit, ku kërkohej që të mos përdoren më nxënësit e shkollave për të mbushur sheshet e mitingjeve. Përdorimi i fëmijëve në fushata elektorale, sipas përfaqësuesve të Avokatit të Popullit është një fenomen i politikës shqiptare. Në një kohë që shkollat janë të depolitizuara, fenomeni i përfshirjes së fëmijëve në fushatat elektorale është i pranishëm. Dje në lidhje me zhvillimet elektorale të këtij muaji ka ardhur dhe një paralajmërim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas këtij Komiteti, krijimi i grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet e 3 korrikut, dy orë para përfundimit të procesit të votimti do të shkaktojë parregullsi të shumta. Duke pasur parasysh se KZZ-ja me ligj lejohet të krijojë deri në 5 grupe të numërimit të votave, pra si rrjedhim në të 100 zonat mund të krijohen deri në 500 grupe me 3500 anëtarë dhe 500 sekretarë, kjo shifër kaq e lartë e personave është e papërballueshme për t'u krijuar brenda dy orëve. Ndërkohë që KSHH-ja i është drejtuar KQZ-së që në funksion të zbatimit të kompetencave të tij dhe në mënyrë të veçantë të zbatimit të nenit 153 të Kushtetutës të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ky aspekt i rëndësishëm i zgjedhjeve të mos komprometohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›