E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolsheviku Edvin Rama duhet ndalur me çdo çmim, në radhë të parë me votën të lirë.

05-05-2011 / Nga Dulejman Karaj

E gjithë hapësira urbane e kryeqytetit, si rrjedhojë e babëzisë së 99-shave dhe e deputetëve kapo të mafias së ndërtimit, ka marrë një pamje të rëndë, të tmerrshme dhe therëse si në një film horror. Ky surrealizëm, ky realitet gri duket se nuk i bën më përshtypje askujt, as vetë Polpotit të Partisë plakë, dhe politikës së tij të re krijuesit të këtij urbanicidi të egër.
Qytetërimet e ndryshme ndër shekuj kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyeshme në memorien e kombeve. Shenjat e çdo qytetërimi gjenden jo vetëm ndër gërmadha apo në mbetjet fosile të ngulimeve prehistorike por edhe në vepra monumentale që për fatin e mirë të njerëzimit i kanë rezistuar kohës duke na treguar se çfarë kolosësh ndërtuan paraardhësit tanë të lashtë. Gjurmët e qytetërimeve antike të lashta si Roma, Athina, Egjipti  etj, janë sot ndër mrekullitë më të mëdha të botës antike. Ndërsa në vendin tonë qytetet ilire na kanë lënë pasuri më vlera të rralla kulturore dhe arkeologjike. Është e nevojshme të thuhet se shenjat e pamohueshme të një epoke të caktuar, gjurma, ajo çfarë mbetet përfundimisht për tu marrë si vlerë ose antivlerë e një epoke, sundimtari, perandori apo burri shtetit është pikërisht vepra arkitektonike urbanistike, ekonomike e lidhur ngushtë kjo me krejt zhvillimin kulturor dhe ekonomik të një vendi . Për shumë arsye që tashmë dihen, vendi ynë nga pikëpamja e zhvillimit urban deri në vitet 30 ishte pothuajse i virgjër. Megjithëse disa nga qytetet tona kryesore, datojnë deri nga 2000 e ca vite më parë, pjesa kryesore e vendit ishte pothuajse e pazhvilluar, jo vetëm në kuptimin ekonomik dhe social por edhe në aspektin e zhvillimit urbanistik pavarësisht se hapësirat ishin të bollshme dhe befasuese. Hapësira të cilat jepnin mundësi për një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe krijues që në thelb do të thoshte një mundësi e rrallë për të ndërtuar vendin më impresionues të Mesdheut. Mbi këtë logjikë gjatë periudhës së Mbretit Zog në vitet 1928-1939, u hodhën piketat e para të një urbanistike moderne në disa nga qendrat e qyteteve kryesore të vendit. Dhe nëse ky zhvillim i nisur në atë kohë nuk do të ishte ndërprerë nga pushtimi nazi-fashist dhe më vonë nga regjimi terrorist i komunizmit, Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora si dhe mjaft qytetet të tjera shqiptare, sot ndoshta do t’i ngjanin Vjenës, Romës, Milanos, Venecias, Barcelonës e shumë qyteteve të tjera të perëndimit. Vepra të projektuara dhe të zbatuara në kohën e artë të Mbretit Zog, në vitet 30-të të shekullit të kaluar si p.sh. bulevardi kryesor i Tiranës, kompleksi i Ministrive, Banka e Shtetit apo qendra dhe rruga tregtare në Durrës, qendra e Shkodrës, Vlorës, Korçës etj i qëndrojnë mrekullisht kohës, megjithë përdhosjen e urbanistikës komuniste të pasluftës së dytë botërore.
Asnjë koncept urbanistik apo mjedisor bashkëkohor nuk është marrë parasysh për asnjë vepër banimi, social-kulturore, industriale apo ushtarake të ndërtuar përgjatë pothuajse 50 viteve komunizëm. Ajo çfarë ndodhi me zhvillimin urban gjatë atyre viteve dhe që për fat të keq po vazhdon akoma, mund të quhet me plot gojën një KRIM i kryer në mënyrë konstante ndaj mjedisit, ndaj hapësirave urbane dhe ekonomisë së vendit në tërësi. Për rrjedhojë në çdo qytet kemi disa vepra të kohës së diktaturës të kthyera tashmë në gërmadha që kanë për pasojë prishjen, ndotjen dhe shkatërrimin e pariparueshëm të të gjithë elementeve minimale jetësor dhe mjedisor. Kjo gjendje katastrofike u trashëgua edhe për rrugët qytetëse e ndërqytetëse, kanalizimet, ujësjellësat, rrjetin elektrik etj, etj.
Nuk është e vështirë të dilet me një përkufizim për gjithë atë periudhë e cila mund të ishte pak a shumë kështu: “…Ekzekutivi i Partisë së Edvinit, për dekada shkatërroi në mënyrë sistematike, gati të pakthyeshme elementët bazë jetësor, mjedisor dhe urbanistikë. Shfrytëzoi pa asnjë kriter pyjet, kullotat, minierat, veprat industriale që kurrë nuk ishin dhe nuk u bënë rentabile. Trashëguam vepra urbane dhe ndërtime gjysmake që në thelb i shkaktuan dëme të jashtëzakonshme ekonomisë shqiptare, fatura e të cilave apriori mund të jetë në disa dhjetëra miliard €uro.
Pas viteve 1990, lëvizjet demografike kaotike, të papërballueshme nga administrate e re e rënduan edhe më shumë gjendjen, ashtu të mjerueshme siç ishte në disa plane njëherësh. Prona të zëna dhe të pakthyera,toka dhe hapësira të trajtuara në mënyrën më të keqe të mundshme. Tirana natyrshëm kthehet në qendrën e gravitetit të të gjithë të ardhurave nga e gjithë Shqipëria. Tirana, në këto tre mandata të keqqeverisjes së Edvinit, është kthyer në një qytet që nuk funksionon. Ndërtime gjithfarësoj që nga shtëpitë bunker (ndërtime me blloqe betoni) vila, shtëpi me tulla gjithëfarëmodelesh, pallate 2-3-4-5-10-13 katëshe të cilat bashkëjetojnë ngjitur me getot socialiste dhe që zhytin përfundimisht në hije dhe në lagështirë edhe ato pak ndërtime dinjitoze të Tiranës historike. E gjithë kjo zallamahi, katrahurë, ndodh ditën për diell. Sistematikisht dhe ngjeshur deri në neveri ekstreme drejt qendrës së Tiranës me një ritëm të frikshëm që trondit çdo arkitekt apo urbanist me minimumin e ndërgjegjes profesionale dhe qytetare si dhe me një babëzi të dënueshme. Rrugët e ngushta dhe rrugicat nuk mund të përballojnë pallatet 8-10-12-15 kate që edhe bodrumet i kanë kthyer në bilardo, që nuk kanë asnjë shesh për fëmijët, për të moshuarit,që nuk kanë asnjë vend parkimi për makinat e shumta. Edhe në këmbë tanimë është e vështirë lëvizja e qytetarëve në Tiranën që na reklamohet si “model” alias Edvin Rama.
E gjithë hapësira urbane e kryeqytetit, si rrjedhojë e babëzisë së 99-shave dhe e deputetëve kapo të mafias së ndërtimit, ka marrë një pamje të rëndë, të tmerrshme dhe therëse si në një film horror. Ky surrealizëm, ky realitet gri duket se nuk i bën më përshtypje askujt, as vetë Polpotit të Partisë plakë, dhe politikës së tij të re krijuesit të këtij urbanicidi të egër. Përse është krjuar kjo gjendje shpërthyese dhe e papërballueshme në kryeqytetin shqiptar.? Sepse përgjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri për nevojat e zhvillimit të kryeqytetit shqiptar nuk u hartua kurrfarë plani rregullues afatgjatë.
Vetëm se, ndërtohet sipas nevojave të ditës,me metodat e aksionit dhe të kontributit vullnetar, sidomos për strehimin e administratës së re dhe të shtresës militare të Partisë së Punës. Ndërtimi i qyteteve të reja ecte me rimte të ngadalta pa standardet më minimale dhe funksionale publike për kohën. Planet rregulluese të të shkuarës, duket se asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kishin parashikuar rritje të popullsisë në kryeqytetin shqiptar, por ndërtohej me një stil dhe arkitekturë tipike lindore shabllone të neveritshme ne forme kubike. Thjeshtë apartamente të tipit një plus një apo dy plus një. Infrastruktura u ndërtua me parametra minimalë. Rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, telefonia, gjithçka ndërtohet vetëm sa për të thënë se po punojmë. Aq sa kjo infrastrukturë doli jashtë loje dhe jashtë mode në shumë pak kohë pas hapjes me botën e zhvilluar.
Modeli “Edvin Rama “ për Tiranën filloi dhe vazhdoi me shkatërrimin përfundimtar të çdo hapësire, rruge apo rrugice. Filloi dhe vazhdoi me mbipopullimin e shumëkatëshe prej betoni. Filloi dhe vazhdoi me monopolizimin ekstrem të lejeve të ndërtimit. Filloi dhe vazhdoi me shembja e shtëpive të vjetra tiranase, me shkatërrimin dhe mbylljen e bulevardit të madh në mënyrë të qëllimshme për të fshirë historinë dhe çdo gjë me vlerë që ka kryeqyteti ynë i dashur. 
Në tre mandate radhazi nuk u bë një studim serioz afatgjatë për të ditur se ku po shkojmë,por u punua vetëm me studime pjesore duke menduar vetëm për fitimin e momentit. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nëse ia zëmë frymën njëri –tjetrit…?
Sa do të jetë numri i makinave, sa rrugë dhe sa parqe të gjelbëruara na duhen, sa kopshte, sa shkolla gjithashtu etj, etj ..!? Për këto, Partia e Bashkisë as që dëshironte t’ia dinte ndonjëherë. Kjo gjendej tanimë është bërë stresuese, shpërthyese. Qarkullimi në Tiranë është një kalvar vuajtjesh dhe stresi. Smogu dhe pluhuri po pushton çdo skutë të qelizave tona, plehrat po ngjiten nga këmbët drejt në kuzhinën tonë. Shumë herë ujërat e zeza shpërthejnë nën themelet e pallateve. Banorët e Tiranës jetojnë përditë këtë kaos të madh që nesër me siguri do të jetë shumëfish më i egër, më stresues dhe në kolaps total jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë nëse triumfon modeli “Rama”. Për Tiranën - geto përgjegjësia kryesore është e shokut Edi  K. Rama dhe askujt tjetër. Ky krim urban i këtyre viteve të fundit, kjo masakër e këtij individi të çmendur, Kryetar Bashkie, duhet ndalur me çdo çmim dhe në radhë të parë me votë të lirë të qytetarisë së Tiranës. Sepse nuk mundet dhe nuk ka asnjë kryeqytet apo qytet tjetër të botës, ku të lejohen ndërtime pa asnjë kriter dhe pa asnjë princip. Banorët e Tiranës që jetojnë përditë këtë anarki totale, që nesër me siguri do të jetë shumëfish më e egër,më stresuese jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, nëse më 8 maj 2011 fiton i ashtuquajturi “modeli Rama”, nëse më 8 maj fiton antivlera “Edvin K.Rama”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›