E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, ‘ftohet’ për Van Persien

Sir Alex Ferguson ka thënë se përpjekjet e Manchester Unitedit për transferimin e Robin van Persiet nga Arsenali kanë ngecur.

Sulmuesi holandez, ka edhe 11 muaj në kontratën e tij me Arsenalin dhe ka refuzuar vazhdimin e qëndrimit në Emirates Stadium. “Kemi bërë një ofertë por Arsenali është munduar të bisedojë edhe me klube tjera”, deklaroi menaxheri i Unitedit, Ferguson. “Nuk kam ndjenjë të mirë për këtë. Nuk mund të gjejmë marrëveshje me Arsenalin”, shtoi ai.

Besohet se Arsenali nuk dëshiron të hyjë në bisedime për shitjen e Van Persiet derisa tu paraqitet një ofertë prej mbi 20 milionë funtesh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›