E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bomba" Real, vjen Benzema

Karim Benzema është fare pranë transferimit te Reali i Madridit. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle "Marca", që në faqen e saj të parë publikonte foto të sulmuesit francez, duke shpjeguar se bisedimet me Lionin mund të mbyllen për një shifër të përafërt me 40 milionë euro. Klubi i Perez mund të përfitojë ulje të çmimit, nëse ish-kampionët e Ligës 1 do të pranojnë përfshirjen e ndonjë lojtari në marrëveshje. Të martën, Valdano kishte shpjeguar se do të ndryshonin objektiv, pas vështirësive në bisedimet me Valencian për David Vijën. Ndërkohë, menaxheri i Frenk Riberi, Alan Miljaço, konfirmoi se lojtari i tij preferon të luajë në Madrid. Për "Rac 1", ai deklaroi: "Frenk preferon më shumë Realin sesa Barcelonën. Ai ka folur me Zidan dhe dëshiron të njihet me ofertën. Gjithsesi, për momentin bisedimet janë të bllokuara, pasi drejtuesit e Bajernit janë me pushime deri në fund të këtij muaji". Ndërsa nga Anglia vijnë lajme se "merengues" i kanë ofruar Liverpulit 44.5 milionë euro: 35 për Ksabi Alonson dhe 9 për Arbeloan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›