Roma, të gjitha rrugët të çojnë te Shevçenko
Pas marrjes së Gubertit, Roma po bën hapa drejt një blerjeje surprizë: Andri Shevçenko është në fakt gjithnjë e më pranë bluzës verdhekuqe. Spaleti e çmon shumë sulmuesin ukrainas dhe djaloshi mezi pret të rikthehet në Itali, pas disa vitesh të vështira te Çelsi dhe rikthimi te Milani. Pastaj ka një të dhënë tjetër të rëndësishme. Silvano Koti, masazhatori i Italisë, por mbi të gjitha fizioterapist personal i Shevçenkos, do të punojë për Romën. Një e veçantë domethënëse në lidhje me afrimin e Shevçenkos.