E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policët pa rroga këtë muaj

04/05/2005  TIRANË- Policët e Tiranës dhe disa punonjës të Ministrisë së Rendit mbeten pa marrë rrogat. Shqetësimi i tyre u përcoll dje për gazetën dhe vetë agjentët dhe punonjsit e tjerë të rolit bazë e të mesëm janë shprehur se "Shkuam në zyrë si zakonisht të merrnim rrogat. Atje na thanë se kësaj radhe ministri e Rendit kisht menduar një mënyrë tjetër për të marrë rrogat. Sipas tyre duhet të shkonim të Raifaizen bank dhe atje do tërhiqnim paratë tona. Por tek banka na thanë se ministria nuk ka sjellë asnjë të hollë. Në këto kushte kemi mbetur as mish as peshk"-janë shprehur dje për gazetën "Metropol" disa nga punonjësit e Policisë së Tiranës. Ndërkaq, disa përfaqësues të kësaj banke bënë të ditur se Ministria e Rendit nuk ka kontaktuar me ta për të kryer transfertën e parave, ndërsa burime nga dikasteri blu thanë se këto procedura kishin përfunduar disa ditë më parë. Kështu rrogat e policëve ende nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›