E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dëmet e ‘Hilës’ të pariparueshme”

12/02/2005  Prokuroria bën “inventarin” e shpërdorimeve të tokës

DURRËS - Hetimet e prokurorisë së Durrësit për punën e komisionit të kryesuar nga Vasil Hila janë shtrirë për periudhën maj 2001 -dhjetor 2002. Sipas organit të akuzës, mësohet se gjatë kësaj periudhe është kompensuar në mënyrë abuzive një sipërfaqe e madhe toke dhe se dëmi ka qenë në shuma të mëdha.

Prokurorët, në seancën e djeshme, thanë se është kompensuar në mënyrë të paligjshme 150 mijë metër katrorë tokë dhe se shumë nga vendimet janë marrë pa praninë e komisionit, ndërkohë që firmat e tyre janë falsifikuar nga Hila dhe sekretarja e tij, Anila Rrapo në të paktën 190 raste.

Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe prej 89 mijë metra katrorë

është kompensuar në zonën e Plazhit, kurse pjesa tjetër në mjediset publike në qytetin e Durrësit.

Oragani i prokurorisë, përmes ekspertëve, të cilët kanë bërë edhe vlerësimin e dëmit, ka akuzuar Hilën për “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës”.

Në seancën e djeshme prokurorët bënë të ditur se dëmi ekonomik kap shifrën 378 milionë e 41 mijë lekë dhe e gjitha kjo faturë, sipas prokurorëve, është shkaktuar si pasojë e abuzimeve të bëra nga kreu i komisionit. Kreu i prokurorisë së Durrësit, bëri të ditur se vendimet e nënshkruara nga Hila i kanë shkaktuar zonës

turistike të Plazhit si dhe mjediseve publike të qytetit Durrës shkatërrime e dëme pakthyeshme e të pariparueshme.

Krahas Hilës në të njëjtin proces janë përfshirë edhe sekretarja e komisionit Anila Rrapo dhe tre inspektorë të KLSH, të gjithë të gjukuar në gjendje të lirë. Për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi do të gjykohen edhe inspektorët e KLSH, Selman Hysaj, Servet Gaba dhe Seit Spahiu, pasi, sipas prokurorisë, ata qëllimisht kanë mbuluar abuzimet e bëra nga Hila, duke mos i paraqitur ato në raportin e kontrollit.

150 mijë metër katrorë tokë

kompensuar në mënyrë të paligjshme

89 mijë metra katrorë tokë

kompensuar në mënyrë të paligjshme në zonën e Plazhit

378 041 000 lekë

dëmi i llogaritur

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›