E Diel, 1 Nëntor 2026

Bombë Ministrisë greke, që shkurtoi 150 mijë vende pune

Ministria e Reformës Publike në Athinë, pas shpërthimit

Një bombë ka shpërthyer jashtë një ministrie greke, dhe është ajo përgjegjëse për valën e fundit të shkurtimeve në sektorin publik, me vendimin se deri në vitin 2015 do të shkurtojë 150 mijë vende pune. Bomba shpërtheu gjatë mbrëmjes së të dielës duke shkaktuar dëme të rënda materiale në këtë ndërtesë, kryesisht në tërë katin e parë të saj, por nuk ka lënë të lënduar, pasi është detonuar në një orë të papopulluar. Deri tani mendohet se ky shpërthim është vënë për të treguar mospajtimin me masat e reja. Shpërthimi ndodhi në Ministrinë e Reformave të sektorit Publik në Athinë. Ku departament ka vendosur shkurtimin e 150 mijë vendeve të punës nga ato që ofron qeveria greke për tri vitet në vazhdim. Shpërthimi ka ndodhur vetëm një ditë pasi protestuesit kanë marshuar për të kujtuar vetëvrasjen e një 77-vjeçari, i cili qëlloi veten me plumb në sheshin Sintagma përpara Parlamentit, me fjalët e fundit se kështu nuk do të lë pas borxhe për fëmijët e mi. Vdekja e tij ka nxitur protesta të tjera në Greqi dhe ka rritur zemërimin kundër qeveritarëve dhe mënyrën se si ata kanë rënë dakord për të menaxhuar krizën financiare. Sipas Policisë, bomba e vendosur jashtë Ministrisë së Reformave ishte e ndërtuar me të paktën pesë kuti gazi. Nuk pati asnjë paralajmërim dhe rreziku që të lëndohej dikush ishte i madh, pasi ndërtesa ndodhet në qendër, tha njëri prej policëve për mediat greke. Ky ishte sulmi i dytë brenda një jave. Një bombë e ngjashme shpërtheu në zyrën e ish-kryeministrit Kostas Simitis të martën e kaluar. Qeveria e koalicionit në Greqi, e drejtuar nga teknokrati Lukas Papademos, e denoncoi aktin si një përpjekje për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen më 6 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›