E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja, projektrezolutë për grevën e urisë drejt Brukselit

Autori i Lajmit: Redaksia

Një delegacion shqiptar, i përfaqësuar nga të majtë e të djathtë, do të niset drejt Brukselit ku në datën 3-4 maj do të zhvillohet një konferencë në Komisionin ndërparlamentar të asocim- stabilizimit Shqipëri-BE. Dy ndër përfaqësuaesit e këtij delegacioni do të jenë edhe Arben Malaj e Taulant Balla, të cilët aktualisht janë në grevë urie. Burime nga selia rozë bënë të ditur se ata do të dalin nga kjo grevë dhe do të nisen drejt Brukselit. Në këtë diskutim, në qendër të vemendjes do të jetë situata politike. Por PS-ja po përgatit një projektrezolutë për grevën dhe protestën që po zhvillon. I kontaktuar nga gazeta “Ballkan”, Arben Malaj tha se nuk ishte në dijeni për këtë projektrezolutë, pasi ai tashmë është në ditën e dytë të grevës së urisë. Sipas Malajt, greva ka filluar të japë simptomat e para, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte dhe aq e mirë.
Ky lajm është publikuar: 02/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›