E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: El Clasico na kushtoi

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho u ankua se skuadra e tij luajti me Barcelonën në ndeshjen vendimtare për titull në La Liga, vetëm katër ditë para përballjes së kthimit me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve.

“Ne merituam të fitojmë, kryesisht për shkak se ndeshjet ishin të baraspeshuara dhe është situatë krejt tjetër kur një skuadër lufton për titull në ligë. Isha në të njëjtën pozitë kur Chelsea luajti me Liverpoolin në gjysmëfinale. Liverpooli ishte 30 pikë larg kreut dhe luajti me ekipin e dytë në Fulham derisa Chelsea luftoi në çdo ndeshje për ta fituar kampionatin atë sezon. Nëse ne nuk do të luftonim për titull, do të kishim futbollistë më të freskët, edhe pse ishim fantastik në nivelin fizik”, u shpreh Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›