E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola braktis Barcelonën?

Po ose jo ? Barcelona pret me padurim vendimin për të ardhmen e trajnerit Pep Guardiola.

Klubi katalan ka caktuar një konferencë për shtyp të premten, ku, sipas medieve spanjolle, do të njoftohet për largimin e Guardiolës nga pankina e skuadrës në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij me gjigantin nga Nou Camp.

Në rast se braktis Barcelonën, Guardiola spekulohet se mund të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në Premierligë. Kurse, sa i përket pasardhësve të tij, emrat që qarkullojnë janë Ernesto Valverde, Laurent Blanc dhe Luis Enrique.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›