Heynckes: Natë magjike

Trajneri i Bayernit, Jupp Heynckes, i cili fitoi Ligën e Kampionëve më 1998 me Realin e përshkroi si “natë magjike” kualifikimin në finale.
“Kishim probleme të mëdha në 15 minutat e para e më pas luajtëm shkëlqyeshëm për periudha të gjata. Jam jashtëzakonisht i lumtur për futbollistët e mi dhe të gjithë ata që punojnë në klub”, tha Heynckes.
Kurse, drejtori ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge tha se ishte mbrëmja më dramatike në gati 40 vitet e fundit në futboll. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar. Ekipi meriton lëvdata sepse bëri një arritje të madhe. Ky ishte futboll i nivelit më të lartë”, deklaroi Rummenigge.