E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë në zyrën e zv/ministrit të Brendshëm grek

Athina nuk po gjen qetësi. Pas sulmit ndaj një stacioni policor dy ditë më parë, një bombë është vendosur sot herët në mëngjes në zyrën e zëvendësministrit grek të Punëve të Brendshme, i angazhuar për rendin publik, Hristos Markojanakis. Lajmin e ka bërë të ditur një agjenci e huaj lajmesh, sipas së cilës mjeti shpërthyes është vendosur nga persona të panjohur në hyrjen e zyrës së zëvendësministrit. Godina ndodhet në katin e katërt në ndërtesën e lagjes athinase Kolonak. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për motivet e këtij incidenti. Zëvendësministri grek i Punëve të Brendshme ishte në qendër të kritikave të ashpra për shkak të sjelljes agresive të policisë në ballafaqimin me demonstruesit gjatë protestave të kohëve të fundit. Markojanakis e mori detyrën pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar të kryeministrit Kostas Karamanlis.

Email This Klikime: 14

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›