Bombulat e gazit, tani mbushje jashtë qytetit
28/12/2004 Të mbushësh një bombul me gaz është procedura më e vështirë për familjarët, të cilët duhet t’i adresohen shoqërive të shumicës për të siguruar një bombul të mbushur. Deri para dy muajve, të gjithë konsumatorët ishin klientë të rregullt në marketet pranë shtëpive, ku dorëzonin bombulën bosh dhe merrnin bombulën e mbushur. Por pas mbylljes së 20 autogazeve brenda vijës së verdhë të kryeqytetit, duket se situata është rënduar. Jo vetëm kaq, por pikat e shitjes që nuk kanë liçensë nuk lejohet të tregtojnë bombula. Pikërisht, kjo situatë ka vënë në vështirësi konsumatorët, të cilët duhet t’i telefojnë pikave të shumicës të paktën një herë në muaj për të mbushur bombulën. Jo vetëm kaq, por çmimi i energjisë elektrike ka shënuar një rritje prej 20 për qind që në fillim të nëntorit, duke e bërë jo vetëm të vështirë për t’u gjetur, por dhe më të shtrenjtë. Kështu një bombul gazi 10-litërshe kushton 11 mijë lekë të vjetra nga 10 mijë lekë, ndërkohë që bombulat 15-litërshe kushtojnë 16–17 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që kanë qenë para dy muajve. “Autogazet janë ndërtuar fillimisht me pretekstin për të qenë pranë pikave të karburantit, në mënyrë që të ndihmonin për furnizimin e makinave, por, në fakt, e vetmja veprimtari e tyre ka qenë mbushja e bombulave”, thotë Nako Petro.
Rrezikshmëria që paraqesin këto pika, ka bërë që Inspektoriati të marrë masën ekstreme, të largimit të tyre, duke i urdhëruar të vazhdojnë aktivitetin vetëm në zonat industriale.
“Autogazet kishin një kapacitet nga 3–5 mijë tonë dhe ishin shumë pranë zonave të banuara, duke përbërë një rrezik për jetën e qytetarëve”, thotë Petro Nako. Pas mbylljes së autogazeve, Inspektoriati ka vendosur që mbushja e bombulave të gazit për konsumatorët do të bëhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë të gazit dhe që kanë në dispozion impiante industrialë të specializuar për mbushjen e tyre. Ekzistojnë ligje dhe rregulla preçizë për ndërtimin e autogazeve, ashtu sikurse për impiantet industrialë. Rregulli i parë është se ata kanë të drejtë të ndërtohen vetëm në zonat industriale dhe larg qendrave të banuara. Kushtet teknike për mbushjen janë të specifikuara dhe të gjitha shoqëritë do të jenë nën kontrollin e autoriteteve. “Nuk mund të ndërtohet një autogaz në zonat me dendësi të madhe banimi, aq më tepër, kur nuk është respektuar asnjë kusht teknik i nevojshëm”, thotë Petro. Të gjitha shoqëritë e tregtimit me shumicë, janë pajisur me leje tregtimi nga Ministria e Industrisë dhe plotësojnë normat dhe kushtet teknike që përcakton ligji 8450. Aktualisht, në vendin tonë ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm 16 subjekte, ndërkohë që me pakicë, në të gjithë vendin, janë të regjistruar 82 subjekte.