E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Zamir Podën, interpretohet nesër

Nesër, më 27 nëntor, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim një kërkesë të bërë nga një grup deputetësh. Kërkesa e tyre ka të bëjë, me rrëzimin e kandidaturës së Zamir Podës nga Kuvendi, kur u votua si kandidaturë e Presidentit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Pas votimit të fshehtë, Zamir Poda arriti të merrte vetëm 52 vota pro. Sipas mazhorancës, Poda nuk kishte marrë numrin e mjaftueshëm të votave, ndaj nuk mund ta fitonte këtë post. Pretendim ky që është rrëzuar nga disa deputetë të opozitës, të cilat kanë theksuar se Poda ka marrë 50+1 të votave, ndaj ai duhet të zgjidhej anëtar i Gjykatës së Lartë. Por, pavarësisht pretendimit të disa deputetëve të opozitës, mazhoranca nuk e emëroi Zamir Podën si anëtar të Gjykatës se Lartë. Pas këtij refuzimi, deputetët e opozitës e dërguan kërkesën e tyre në Gjykatën Kushtetuese për të bërë interpretimin e saj. Dhe ditën e enjte, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim këtë kërkesë duke dëgjuar argumentet e të dyja palëve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›