Xhelozia, 70-vjeçari ekzekuton gruan dhe komshiun
Xhelozia për gruan i ka errur
sytë, duke bërë që të vrasë
atë dhe personin me të
cilin ajo po shoqërohej. Historia
tragjike ka ndodhur në periferi të
Tiranës, kur një 70-vjeçar ka parë
të shoqen duke ndenjur pranë
"armikut" të tij, me të cilin prej
kohësh kishte pasur një konflikt
pronësie. Një gjë të tillë, i moshuari
e ka konfirmuar edhe vetë,
kur është arrestuar nga policia.
"I vrava të dy për xhelozi", është
shprehur ai, duke u përballur me
akuzat e ngritura ndaj tij. Burimet
policore bënë të ditur se krimi
i rëndë, që tronditi periferinë e
Tiranës, ndodhi dje pasdite rreth
orës 19:00. Policia është njoftuar
se Halim Shehu ka qëlluar për
vdekje gruan e tij Fatime Shehu
dhe fqinjin Xhevdet Xhabrahimi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes
shkuan shërbimet e komisariatit
nr. 1, që brenda pak minutash
arrestuan autorin e krimit të dyfishtë,
i cili nuk ka bërë rezistencë
dhe i është dorëzuar organeve të
policisë. Autori e ka kryer këtë
krim me një pistoletë që e mbante
pa leje, të cilën edhe atë ia ka dorëzuar
uniformave blu. Nga të dhënat
paraprake mësohet se Shehu
me fqinjin e tij Xhabrahimin kanë
pasur më parë probleme pronësie.
Halim Shehu pranoi vrasjen e
dyfishtë dhe ka thënë se motivi
kryesor i aktit ishte xhelozia.
Megjithatë, policia ka shoqëruar
edhe disa banorë të tjerë, të cilët
dhanë deklarata mbi këtë ngjarje
dhe marrëdhëniet mes ekzekutorit
dhe viktimës. Sipas tyre, Shehu
dhe Xhabrahimi kanë pasur një
konflikt në lidhje me gardhin që
ndante dy banesat, por kjo zënkë,
ishte shuar prej kohësh, pavarësisht
se ata nuk komunikonin
më bashkë. Ndërsa e shoqja, për
të zbutur gjakrat, kishte krijuar
kontakte me familjen tjetër. E
kjo situatë duket se ka ndikuar
dje që 70-vjeçari, pasi ka gjetur
"armikun" me bashkëshorten, i
ka vrarë në vend të dy.
sytë, duke bërë që të vrasë
atë dhe personin me të
cilin ajo po shoqërohej. Historia
tragjike ka ndodhur në periferi të
Tiranës, kur një 70-vjeçar ka parë
të shoqen duke ndenjur pranë
"armikut" të tij, me të cilin prej
kohësh kishte pasur një konflikt
pronësie. Një gjë të tillë, i moshuari
e ka konfirmuar edhe vetë,
kur është arrestuar nga policia.
"I vrava të dy për xhelozi", është
shprehur ai, duke u përballur me
akuzat e ngritura ndaj tij. Burimet
policore bënë të ditur se krimi
i rëndë, që tronditi periferinë e
Tiranës, ndodhi dje pasdite rreth
orës 19:00. Policia është njoftuar
se Halim Shehu ka qëlluar për
vdekje gruan e tij Fatime Shehu
dhe fqinjin Xhevdet Xhabrahimi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes
shkuan shërbimet e komisariatit
nr. 1, që brenda pak minutash
arrestuan autorin e krimit të dyfishtë,
i cili nuk ka bërë rezistencë
dhe i është dorëzuar organeve të
policisë. Autori e ka kryer këtë
krim me një pistoletë që e mbante
pa leje, të cilën edhe atë ia ka dorëzuar
uniformave blu. Nga të dhënat
paraprake mësohet se Shehu
me fqinjin e tij Xhabrahimin kanë
pasur më parë probleme pronësie.
Halim Shehu pranoi vrasjen e
dyfishtë dhe ka thënë se motivi
kryesor i aktit ishte xhelozia.
Megjithatë, policia ka shoqëruar
edhe disa banorë të tjerë, të cilët
dhanë deklarata mbi këtë ngjarje
dhe marrëdhëniet mes ekzekutorit
dhe viktimës. Sipas tyre, Shehu
dhe Xhabrahimi kanë pasur një
konflikt në lidhje me gardhin që
ndante dy banesat, por kjo zënkë,
ishte shuar prej kohësh, pavarësisht
se ata nuk komunikonin
më bashkë. Ndërsa e shoqja, për
të zbutur gjakrat, kishte krijuar
kontakte me familjen tjetër. E
kjo situatë duket se ka ndikuar
dje që 70-vjeçari, pasi ka gjetur
"armikun" me bashkëshorten, i
ka vrarë në vend të dy.