Projektet e mia në teatër
Autori i Lajmit: Gazmend Kajtazi
Nuk ka dashur asnjëherë të flasë për jetën e saj private, duke e fokusuar vëmendjen e mediave dhe të fansave të saj, vetëm tek karriera si këngëtare. Në pak vite ajo ka arritur të bëhet një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës së lehtë shqiptare, duke evituar me shumë profesionalizëm çdo tendencë komerciale dhe pa nivel në krijimet që ajo ka paraqitur para publikut. Elvana Gjata është një nga të paktët këngëtarë, që ka treguar me punën e saj, se mund të jesh po aq e sukskesshme madje edhe më shumë, pa patur nevojë të këndosh tallava apo rryma të tjera muzikore, që për specialistët e muzikës nuk sjellin asgjë të mirë në muzikën tonë shqiptare. Tashmë, e pjekur me skenën muzikore, Elvana do që të nisë diçka krejt tjetër, një projekt për në teatër. Nuk po turret kuturu, pasi për të gjithë ata që nuk e dinë, ajo është studente në regji-teatër. Ndërkaq, vazhdon të jetë në formë si gjithmonë… E pranon se, “paraqitja e mirë skenike është një plus i madh për një artist, përveç vlerave të tij vokale”. Veç, ka frikë nga plakja rreth syve! Kjo është Elvana Gjata, në një rrëfim të sinqertë për veten…
Me dashje pa dashje, personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre?
Padyshim që po, të paktën për mua mbasi kam investuar një kohë të gjatë për krijimin dhe përfundimin e një projekti të ri. Lind jo vetëm nevoja, por dhe dëshira për të promovuar sa më shumë punën tënde të re, për të cilën ke punuar shumë dhe ke derdhur brenda shumë pasion.
Jeni e re, shumë e njohur, shumë e admiruar, e pse jo duhet të jeni dhe shumë e pasur. Si e ndjeni veten në këtë kundrim majash, në këtë Olimp perëndish ?
Mendoj se ajo që kam arritur deri më sot është një pozicion që më bën të kem një jetesë relativisht të kënaqshme. Mendoj se që të arrij ato majat” e vërteta, më duhet akoma shumë punë, karrierë dhe akoma më shumë sukses.
Ju keni zgjedhur regjinë… Ke frikë se më vonë mund të braktisësh muzikën për regjinë?
Jo, muzika do të jetë profesioni im që do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë. Nuk do ta lë këngën për regjinë, por do t u përkushtom të dyjave njëkohësisht. Tani më shumë po merrem me muzikën, sepse jam ende studente për regji-teatër, por pasi të diplomohem, do të promovoj projekte të reja që do të shfaqen në teatrot kombëtare.
Gjithnjë je shquar për një formë të shkëlqyer. Çfarë bën për ta arritur një gjë të tillë?
Falë gjeneve që po e bëjnë punën e tyre pa ndihmën e palestrës. Më pas dëshira për t u ushqyer shëndetshëm më mban gjithmonë në formë.
Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?
Them se po, mendoj se paraqitja e mirë skenike është një plus i madh për një artist, përveç vlerave të tij vokale.
A ka ndonjë pjesë të trupit tënd që do të doje ta ndryshoje?
Absolutisht, edhe mua, ndonjëherë më vjen ajo dëshira që të ndryshoja diçka. Por, kënaqem me zgjedhjen që ka bërë Zoti për paraqitjen time të jashtme.
Çfarë trajtimesh bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?
Të gjitha trajtimet e mundshme që më bëjnë të ndihem një femër e përsosur.
Ç pjesë të trupit s do doje ta prekte “plakja”?
Sytë. Do doja t i kisha gjithmonë të paprekshëm nga dukuria e plakjes.
A ke ndonjë tatuazh?
Po kam. Tatuazhet më kanë tërhequr gjithmonë. Them se do bëj një të ri, që do t ia dedikoj motrës.
Vajzat e spektakleve, këngëtare të ndryshme tregojnë se kujdesen për linjat e tyre. Ju mbani dietë?
Jo, nuk kam mbajtur kurrë dietë, mendoj se janë shkatërruese për organizmin deri diku. E rëndësishme është të mos abuzosh me ushqimin dhe format e trupit mbeten shumë të mira.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?
Sensuale më mirë.
Duke qenë një person publik, shpeshherë jeni në qendër të thashethemeve në gazeta. A ka pasur së fundmi thashetheme që ju kanë nxehur dhe si arrini ta menaxhoni një situatë të tillë?
Në fakt thashethemet që janë shkruar për mua deri diku i kam injoruar, por kur kanë qenë të tepruara, më kanë revoltuar shumë: si ai i lidhjes time me Florin. Marrëdhënia ime me Florin ka qenë gjithmonë profesionale dhe miqësore. Ai përveç se është kompozitori im i këngëve, është edhe mik shumë i mirë. Por, asnjëherë s ka pasur dhe s do të ketë diçka më shumë.
Meqë ju jeni një personazh shumë interesant dhe zhvillimet tuaja na interesojnë të gjithëve, si po shkon jeta juaj private?
Jeta ime private shkon shumë mirë.
Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?
Jam gati të heq dorë nga dashuria.
Si mund të fitohet një mashkull sipas teje Elvana?
Mashkulli nuk mund të fitohet, nuk është trofe. Mund ta bësh bësh për vete duke qenë vetvetja.
Lista e kritereve tuaja për një mashkull?
Është një listë shumë e gjatë, do na duhej një intervistë tjetër, hahaha.
Çfarë do të doje që një mashkull të vlerësonte tek ti?
Atë çfarë unë jam.
Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?
Motrën time që e kam larg, që është idhulli im. Ka shumë kohë që nuk rri pranë saj dhe ndihem shumë bosh pa të…
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009