Financat: Shpenzimet operative i rritëm për rrugë e shkolla
Rritja e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes nuk është kryer për celularë, naftë e makina, por për të mirëmbajtur shkollat e rrugët. Ky është shpjegimi i dhënë nga Ministria e Financave dje, pas lajmit se shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes së qeverisë janë rritur me 22 për qind këtë vit, duke arritur në 360 milionë dollarë ose 3.04 për qind të PBB-së.
"Rritja e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes, përveç rritjes normale të këtij treguesi, ka ardhur dhe si pasojë e ndryshimeve të rëndësishme strukturore të buxhetit", - thanë Financat në një përgjigje zyrtare të dhënë për "Shqip".
"Shumica dërrmuese e atyre parave shkon për mirëmbajtjen e rrugëve, shkollave e spitaleve", sipas Financave.
"Rreth 1.5 miliardë lekë (15 milionë dollarë) janë hequr nga fondi i pagave dhe janë riklasifikuar si shpenzime operative", - thuhet në deklaratë.
Në sektorin e Arsimit, shpenzimet korrente janë parashikuar të rriten me 13.9% krahasuar me vitin 2008, duke u përqendruar kryesisht në plotësimin e nevojave të shkollave me pajisjet e nevojshme mësimore e didaktike, bursat e nxënësve/studentëve etj.
Në shëndetësi, shpenzimet korrente pësojnë një rritje prej 7.06%, duke u përqendruar kryesisht në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të depove farmaceutike dhe furnizimin me materiale mjekësore dhe medikamente të nevojshme.
Në infrastrukturë, rritja e shpenzimeve korrente është rreth 36.3% krahasuar me vitin 2008, duke synuar një mbështetje më të madhe për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.
Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes zënë rreth 10 për qind të shpenzimeve totale të buxhetit të shtetit në Shqipëri. Kjo shumë parash ekzekutohet përmes një pafundësie tenderësh me shuma relativisht të vogla, të cilat janë konsideruar si burim keqpërdorimesh të parave të taksapaguesve. Financat thonë se këtë vit qeveria ka vendosur të mirëmbajë infrastrukturën shkollore apo rrugore të vendit, por në fakt infrastruktura është mirëmbajtur çdo vit dhe nuk ka ndonjë shpjegim konkret se pse mirëmbajtja do të kushtojë në vitin 2009 shumë më tepër nga sa ka kushtuar vitet e kaluara.