Bonot, në rritet interesi i qytetarëve
24/04/2009 AMF-ja publikon shifrat për tre muajt e parë të këtij viti për letrat me vlerë
Ndërmjetësit financiarë kanë ulur numrin e transaksioneve
Bonot e thesarit mund të blihen në tregun primar e në atë sekondar. Tregu primar përfaqësohet nga shitja e këtyre instrumenteve të borxhit në ankandet e radhës të Bankës së Shqipërisë. Gjatë tre muajve të parë në fakt ka pasur një rënie të obligacioneve dhe një dominim nga blerjet e bonove të thesarit. Ekspertët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë vënë re një rënie në vlerë absolute të blerjeve në tregun primar, si dhe për shitjet nga portofoli i ndërmjetësit financiar, të marra së bashku me rreth 454 milionë lekë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2008-s. “Transaksioni i llojit B, shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 ka pësuar një ulje prej 547 milionë lekë ose në masën 17.87 për qind krahasuar me periudhën janar - mars 2008, shoqëruar dhe me një rënie të numrit të transaksioneve në masën 18.23 për qind. Transaksioni i llojit C, blerje nga individët para afatit të maturimit gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 ka pasur një rritje prej 14 milionë lekë ose 90.41 për qind, krahasuar me periudhën janar - mars 2008, ndjekur nga një rritje në masën 26 për qind të numrit të transaksioneve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, vihet re një rënie në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C me rreth 454 milionë lekë”, - nënvizuan ekspertët e AMF-së. Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2009 u dominua në masën 98.06 për qind nga transaksionet në instrumente afatshkurtër që janë bono thesari dhe 1.94 për qind nga instrumente afatgjatë që janë obligacione. Sipas të dhënave statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2009, flitet për një dominim të transaksioneve "Blerje në tregun primar" dhe "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" përkatësisht me 36.86 për qind dhe 34.36 për qind kundrejt volumit të përgjithshëm. “Nisur nga pjesëmarrja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve; individë apo persona juridikë, shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individualë me 98.20 për qind të totalit të transaksioneve në këtë treg”, - thekson raporti i AMF-së. Ndërkaq, ndërhyrjet në tregun e parasë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008, sipas Bankës së Shqipërisë, përfshinë operacione të tregut të hapur për injektimin e likuiditetit në përgjigje të kërkesës për të në sistemin bankar. Për të injektuar likuiditetin, Banka e Shqipërisë përdori instrumentin e saj kryesor marrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 9.33 miliardë lekë në javë. “Për të normalizuar sjelljen e bankave ndaj normave të interesit të ofruara për marrjen e likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e ankandit të marrëveshjeve të anasjella të riblerjes me maturim njëjavor në ankande me çmim. Konkretisht, u injektuan mesatarisht 3.2 miliardë lekë në tre raste përdorimi të marrëveshjeve të anasjella të riblerjes me maturim njëmujor dhe 3.25 miliardë lekë në dy raste përdorimi të marrëveshjeve të anasjella të riblerjes me maturim tremujor”, - thanë ekspertë të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë bleu me të drejta të plota bono thesari nga bankat e nivelit të dytë në nivelin 11 miliardë lekë.
Instrumentet mbështetëse
Banka e Shqipërisë vlerëson se gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, për investimin e likuiditeteve të lira të krijuara në bazë ditore, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i të cilës ishte 2.78 miliardë lekë. Kjo shifër ishte më e ulët në krahasim me 5.07 miliardë lekë në tremujorin e tretë të vitit 2008. Instrumenti i kredisë njëditore, sipas Bankës së Shqipërisë gjeti përdorim minimal me rreth 0.17 miliardë lekë në një rast përdorimi.
Interesat
Blerja e bonove të thesarit, në kushtet e rritjes së interesit të tyre është një mundësi shumë e mirë, si për individët ashtu edhe për institucionet financiare, që nuk kanë një alternativë tjetër. Sipas tyre, norma e interesit të bonove është ndjeshëm më e lartë se e depozitave të kursimit. Në të gjitha bankat, interesi i depozitave në lekë mund të arrijë maksimumin në 7 për qind për depozitat tremujore, ndërkohë që për të njëjta afate bonot e thesarit arrijnë deri në 9.2 për qind.