Bora banoret thirrje per ndihme
Bllokohet sërish nga bora Qafa e Llogarasë. Burime nga policia e Vlorës thonë se reshjet e borës kanë nisur gjatë orëve të natës dhe vijojnë edhe në këto momente. Si pasojë e reshjeve të dendura të borës në rrugë janë krijuar shtresa ngrice. Një segment prej 6 kilometrash në Qafën e Llogarasë është i bllokuar tërësisht, ndërkohë që qarkullimi bëhet me vështirësi në këtë aks dhe vetëm me zinxhirë. Trashësia e borës arrin nga 20-30 cm. Për momentin nuk ka njoftime për makina të bllokuar në borë.
Dhjetë fshatra të komunës Çudhi në Malësinë e Krujës prej tre javësh janë në gjendje kritike për shkak të borës. Në parkun kombëtar të Qafë-Shtamës bora arrin një trashësi 1.5 deri ne 2 metra. Udhëtimi nga qendra e komunës në fshatin më të afërt Bruz ka zgjatur rreth 2 orë në një gjatësi prej 3 km.