Perplasja Presidence-Kuvend seanca ne 29 shkurt

Sqarimi i kompetencave mes institucionit të Presidentit dhe të Kuvendit do të shqyrtohet në datën 29 shkurt. KY ishte vendimi i marrë pak çaste më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila shtyu seancën gjatë të cilës do të shqyrtohej çështja e përplasjes së kompetencave midis këtyre dy institucioneve. Bëhet e ditur se shkak për shtyrje ka qenë kërkesa e përfaqësueses së Kuvendit, Arjeta Çefa, e cila ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e çështjes. Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit. Tre emrat që do zëvendësonin tre anëtarë aktual të Kushtetueses, nuk u miratuan nga Parlamenti duke argumentuar se ligji parashikon rinovim të tre anëtarëve çdo tre vjet, dhe ky cikël ishte plotësuar.