Protokolli i Kiotos, Shqipëria do të përfitoj kreditim
17/02/2005 Vendet industriale kompensojnë dëmtimin e mjedisit, duke kredituar vendet e pazhvilluara
Kioto nuk do të mbahet mend vetëm si vendi i geishave, por dhe si vendi ku u firmos protokolli për ndryshimet klimaterike. Edhe parlamenti shqiptar ka ratifikuar këtë protokoll, duke i hapur rrugë investime të reja nëpërmjet projekteve që synojnë reduktime të gazeve serrë në sektorë si energji, pyje, bujqësi, administrim mbetjesh etj., nxitet pjesëmarrja dhe bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat e publik; lehtësohet transferimi i teknologjive të pastra pa emetime serrë. Dje hyri në fuqi Protokolli i Kiotos i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Edhe Bashkimi Evropian synon arritjen e angazhimit për të reduktuar me 8% të niveleve të 1990-ës, deri në 2012. Studimet e kryera për Shqipërinë me asistencën financiare të Fondit për Mjedisin Global, flasin për kontribute relativisht të ulëta të shkarkimeve të gazeve serrë, krahasuar me vendet e tjera. Në 1994 nga territori shqiptar janë shkarkuar rreth 7 milionë ton gaze serrë (CO2 ekuivalent), ndërsa në 2004 rreth 8.5 milionë tonë që korrespondon respektivisht me 2.2 dhe 2.5 ton/frymë të popullsisë. Këto vlera relativisht të ulëta lidhen me faktin se në Shqipëri mbi 95% e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, dmth., nga burimet ujore, që konsiderohen burime të pastra. Ndërkohë në njësi për GDP ajo mbetet e lartë, pasi rreth 60% e energjisë së prodhuar konsumohet nga sektori residencial për ngrohje, ftohje, gatim etj., dhe jo për rritje të vlerave të GDP. Ndërkohë, skenaret e këtyre shkarkimeve deri në vitin 2020 flasin për rritje deri në 37 milionë tonë të gazeve serrë po qe se nuk merren masa për reduktimin e ritmit të rritjes së tyre. Ndërkohë protokolli i Kiotos detyron vendet për përdorim të energjisë diellore për ngrohjen e ujit, termoizolimin e banesave publike dhe institucioneve, përmirësimin e transportit publik, shtimin e zonave të pyllëzuara, prodhimin e energjisë nëpërmjet administrimit të mbetjeve etj.
Protokolli i Kiotos, i adoptuar në dhjetor 1997 në Kioto të Japonisë, shënon një moment historik në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur mjedisin global nga shkarkimet e gazeve serrë që për pasojë sjellin ndryshimet e klimës. Ky protokoll krijon detyrime ligjore për vendet e zhvilluara. Sipas protokollit, këto vende duhet që për periudhën 2008-2012 të reduktojë shkarkimet e gazeve serrë deri më 5.2% krahasuar me nivelet e 1990-ës. Protokolli hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga të paktën 55% e vendeve anëtare, të cilat përfaqësojnë ndërkohë 55% të shkarkimeve totale të gazeve serrë.
Protokolli i Kiotos ofron mekanizma të rinj nxitës për qeveritë, komunitetin e biznesit dhe konsumatorët, për ndërtimin e një ekonomie pa karbon dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në thelb të protokollit qëndrojnë “mekanizmat e bashkëpunimit” që bazohen në “tregun e karbonit” dhe ofrojnë fleksibilitet në mënyrën se si vendet e zhvilluara, anëtare të Protokollit të Kiotos, do të reduktojnë shkarkimet e gazeve serrë, brenda ose jashtë territorit të tyre. Vendet e zhvlluara mund të kompensojnë shkarkimet e gazeve serrë nëpërmjet shtimit të zonave të pyllëzuara që shërbejnë për thithjen e këtyre gazeve nga atmosfera, nëpërmjet rritjes së eficiencës dhe konservimit të energjisë, përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë si dielli, era, uji; nëpërmjet një administrimi më të mirë të mbeturinave etj. Gjithashtu këto vende mund të zbatojnë dhe projekte për vende si Shqipëria dhe fitojnë kredite, duke realizuar një pjesë të objektivave të vendosura.
DETYRIMET
35 vende të industrializuara duhet të reduktojnë emisionet e gazeve serrë me 5.2% poshtë niveleve të 1990-ës gjatë periudhës 2008–2012.
Fillon të funksionojë “Tregu i karbonit” ose e ashtuquajtura “tregtia e shkarkimeve”, e cila mundëson vendet e industrializuara të blejnë dhe shesin “kredite” ndërmjet tyre
Do të zbatohen projekte, të cilat synojnë reduktimin e gazeve serrë, si dhe do të nxitë zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet investimeve në vendet në zhvillim apo ekonomi në tranzicion, ku bënë pjesë edhe Shqipëria.
Fillon të funksionojë i ashtuquajturi “Fondi për Adoptimin” i Protokollit të Kiotos. Ai do të ndihmojë vendet në zhvillim, sidomos ato të ishujve të vegjël që rrezikohen nga zhdukja për të zbutur efektet negative të ndryshimeve të klimës.