E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora bllokon Verilindjen e vendit

Autori i Lajmit: red.
Reshjet e borës kanë bllokuar sërish akset që lidhin Verilindjen me pjesët e tjera të vendit. Gjatë natës së të martës dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm, reshje të konsiderueshme kanë rënë në zonën e Peshkopisë, Bulqizës, Burrelit, Pukës dhe në disa zona të tjera. Mësohet se dëbora ka arritur trashësinë deri në 30 centimetra. Ndërkohë komunat e thella të Dibrës janë bllokuar sërish. kështu në Selishtë, Kala e Dodës, Arras e Sllovë të Dibrës nuk ka asnjë lloj komunikimi. Në qytetin e Peshkopisë mëngjesin e djeshëm ka pasur reshje të dendura të borës. Ky fakt ka sjellë vështirësi edhe për lëvizjen e mjeteve në akset Tiranë-Peshkopi dhe Tiranë–Kukës.
Drejtuesit e mjeteve këshillohet të kenë kujdes, të përdorin zinxhirët. Sipas policisë, mësohet se në këto zona vazhdon të mbetet problem pastrimi i rrugëve nga kompanitë që kanë fituar tenderët për të realizuar këtë proces. Në zonën e Pukës në disa komuna trashësia e borës ka mbërritur afër 1 metër e gjysmë, duke e bërë të pamundur çdo lloj komunikimi.

Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›