Dade: Zgjedhjet, Berisha refuzon të dëgjojë këshillat e Brukselit
Autori i Lajmit: Suela Topi
Partia Socialiste denoncoi dje atë që e quajti kokëfortësi të kryeministrit Sali Berisha që gjithnjë ka refuzuar të dëgjojë këshillat e Brukselit. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade tha dje se Berishës i mbetet shumë pak kohë që ti përkthejë shqetësimet dhe sinjalet që vijnë nga BE në vepra konkrete. Ajo kujtoi se Komisioneri Olli Rehn, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Shefer ripërsëritën nevojën dhe domosdoshmërinë e seriozitetit për plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për rezultate në luftën kundër korrupsionit. Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS theksoi se Komisioni Evropian kërkon të shohë stabilitet politik të nevojshëm dhe pjekuri demokratike në mënyrë që Shqipëria të lëvizë drejt hapit tjetër. Për këtë theksoi ajo janë të nevojshme zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo zvarritje të procesit për pajisjen e votuesve me kartat e identitetit.
Deklarata
“Sali Berisha gjithnjë ka refuzuar të dëgjojë këshillat e Brukselit. Atij i mbetet shumë pak kohë tani që ta bëjë këtë gjë, dhe aq më pak të përkthejë shqetësimet dhe sinjalet që vijnë nga BE, në vepra konkrete. Komisioneri Olli Rehn, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Shefer ripërsëritën nevojën dhe domosdoshmërinë e seriozitetit për plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për rezultate në luftën kundër korrupsionit”, - tha ajo. Dade theksoi se Komisioneri Rehn ka tërhequr vëmendjen dhe për plotësimin e kushteve të tjera para aplikimit për statusin e vendit kandidat duke rekomanduar se do të ishte e mençur të aplikohej pasi Shqipëria të garantojë gjurmë provash të dukshme dhe të forta të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të garantojë se ka bërë reforma bindëse që lidhen me integrimin. “Gjithashtu, Komisioni Evropian kërkon të shohë stabilitet politik të nevojshëm dhe pjekuri demokratike në mënyrë që Shqipëria të lëvizë drejt hapit tjetër. Paralajmërimi se këto detyra duhen marrë seriozisht në mënyrë që aplikimi të mos qëllojë mbrapsht, por të shtrojë rrugën për marrjen e statusit duhet të ftohë pasionet dhe demagogjinë elektorale të Sali Berishës. Ai duhet t ju garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo zvarritje të procesit për pajisjen e votuesve me kartat e identitetit”, - theksoi sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS. Sipas saj klimës politike dhe stabilitetit në vend nuk i shërben aspak vulgariteti dhe sulmet e mazhorancës ndaj opozitës. Ndërsa theksoi se si një standard i paplotësuar vazhdon të mbetet vullneti i munguar në luftën kundër korrupsionit, i cili është shtrirë në çdo qelizë shtetërore të mbërthyer nga kjo mazhorancë. “Është e qartë që në këto katër vjet Sali Berisha ka privatizuar arritjet e gjithë shoqërisë shqiptare dhe për fat të keq procesin e integrimit në BE, jo vetëm që nuk e ka avancuar, por ai vetë është kthyer në element frenues. Këtë mazhorancë nuk e shpëtojnë dot nga dështimi i sigurt as bluzat e fëmijëve unë në NATO , as çjerrjet e dëshpëruara të zotit Berisha për t i mbushur mendjen shqiptarëve për sukseset e qeverisë së tij”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009