Ekzekutimi i policëve pas konfliktit për kontrollin e makinës
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ekzekutori i dy policëve në Kukës ka “marrë hak” ndaj punonjësve të Policisë Rrugore, pasi këta dy fundit, pak ditë para ngjarjes, i kanë kontrolluar makinën. Grupi i hetimit ka zbardhur shkaqet e krimit, i cili lidhej me konfrontimin e patrullës me autorin, pasi policët e kishin ndaluar atë për t i kontrolluar dokumentet e automjetit. Verifikimi i dokumentacionit ka irrituar Afrim Hasanin, i cili duket sa pas kësaj procedure rutinë të policisë ka menduar për hakmarrje. Ndërkohë që Afrim Hasani dodhet në Spitalin Ushtarak në kryeqytet jashtë rrezikut për jetën, pas disa dëmtimeve që ka marrë në kohën e arrestimit. Efektiva të policisë ruajnë gjatë gjithë kohës të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në rrethana të tjera cilësuese.
Konflikti
Dy policët e ekzekutuar në Kukës më parë kishin denoncuan në polici vrasësin e tyre për kanosje. Debatet e lindura mes dy viktimave dhe atentatorit gjatë kontrollit rutinë dhe kërcënimet e marra nga i dyshuari kanë shtyrë policët të kërkojnë mbrojtjen e kolegëve. Policia e Shtetit sqaroi se dy policët, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, kishin depozituar pak ditë më parë, më 17 mars, një kallëzim penal ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, Afrim Hasani, “për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë”. Sipas policisë lokale, tri ditë më parë është ushtruar kontroll në banesat e fshatit për armëmbajtje pa leje, përfshirë këtu edhe atë të autorit të krimit.
Arrestimi
Drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, konfirmoi arrestimin e të dyshuarit në fshatin Shënmëri të Kukësit. Arrestimi është realizuar rreth orës 12.30 të mesditës së të martës. 34-vjeçari Afrim Hasani u gjet i fshehur në një pyll pak kilometra larg qytetit të Kukësit. Atentatori ishte shtrirë pas derës së shtëpisë së braktisur ku strehohej dhe për pasojë në kohën që efektivët kanë shtyrë derën e shtëpisë e kanë dëmtuar lehtë në kokë atë. Policia dyshon se, pas kryerjes së krimit, autori mund të jetë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në pyll deri në momentin e arrestimit. Në operacion morën pjesë dhjetëra forca policie të qytetit të Kukësit, Hasit, Pukës, Forca Speciale, RENEA të mbërritura nga Tirana menjëherë pas ngjarjes. Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën, e cila më herët u kontrollua nga agjentët civilë të policisë së Kukësit.
Arma
Policia ka gjetur poshtë shtratit të tij edhe armën automatike “kallashnikov” me të cilën kreu vrasjen. Arma ishte e mbushur dhe me dy krehër me fishekë. Autori njihet si një njeri me probleme në këtë fshat, dhe vetëm tri ditë më parë, sipas burimeve policore, ka bërë fjalë me dy uniformat blu. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se dy policët Shkëlzen Dobrushi, 29 vjeç, dhe Ramadan Hila, 44 vjeç, u vranë për shkak të detyrës.
Ekzekutimi i policëve
Dy policët Shkëlzen Dobrushi, 29 vjeç, dhe Ramadan Hila, 44 vjeç, u ekzekutuan në mënyrë makabre dy net më parë rreth orës 21.00 në fshatin Shënmëri të Kukësit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, dy policët u ekzekutuan në lokalin ngjitur vendit të shërbimit, ku dhe janë qëlluar me armë zjarri nga Afrim Hasani. Autori njihet si një njeri me precedente penale në këtë fshat. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që drejt Kukësit u nisën grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat e RENEA-s, madje edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009