Riaktivizohet rrëshqitja e tokës, banorët në panik
Autori i Lajmit: red.
Riaktivizohet rrëshqitja e dherave në fshatin Trebinjë, rreth 20 km larg qytetit të Pogradecit. Burime nga policia lokale bënë të ditur se rreth 200 banorë janë në panik, pasi rreth 700 metra katrorë tokë janë përfshirë në këtë rrëshqitje, e cila mori me vete sot në mëngjes 2 banesa. Kryetari i komunës konfirmoi dje se rreth 700 metra katrorë tokë janë përfshirë në këtë rrëshqitje, ndërsa rrezikohen të shemben 6 banesa. Banorët e fshatit të thellë malor, 800 metra mbi nivelin e detit dhe 20 km larg qytetit të Pogradecit, janë përfshirë nga paniku. Situata është alarmante për rreth 200 banorët e këtij fshati në një kohë që temperatura e ulët dhe reshjet e dëborës ndihmojnë rrëshqitjen e tokës. Rrëshqitja e tokës në fshatin Trebinjë të kësaj komune, rreth 20 kilometra larg Pogradecit, është pasojë jo vetëm e terrenit të shkrifët, por edhe sasisë së madhe të reshjeve të dëborës që kanë rënë ditët e fundit. Bora që arrin trashësinë mbi 60 cm, rëndon situatën dhe ndihmon në rrëshqitjen e mëtejshme të tokës. Ky ka qenë konkluzioni i specialistëve në përfundimi të studimit gjeologjik-inxhinierik kryer në këtë zonë pas rrëshqitjes së tokës. Dhori Çekrezi, përgjegjës për sektorin e emergjencave civile në Prefekturën e Korçës, bëri të ditur se “nga verifikimi i specialistëve në vendngjarje, rrëshqitja e tokës ka një gjatësi rreth 120 metra dhe gjerësi 50 metra". Sipas tij, dokumentacioni i plotë do t i dërgohet Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për marrjen e masave shtesë në ndihmë të banorëve të prekur nga ky fenomen. Ndërkohë familjet e dëmtuara janë strehuar, me fondet e komunës, në qytetin e Pogradecit dhe në fshat, në zonën që nuk paraqet rrezik.
Rrëshqitjet e dheut
Në komunën e Trebinjës, ka ende një trashësi dëbore prej 60-80 centimetra që e rëndon situatën ku është shfaqur fenomeni gjeodinamik i rrëshqitjes së tokës. Verifikimi i parë në terren, sipas Çekrezit, është kryer më 29 janar të këtij viti, kur komuna e Trebinjës sinjalizoi për rrëshqitje toke.
Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se rrëshqitja e dherave në fshatin Trebinjë të Pogradecit ka shkaktuar shembjen e dy banesave dhe ka shtuar rrezikun për 6 të tjera. Nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Kryetari i Komunës së Trebinjës, Gjergji Buzo, pohoi dje se rrëshqitja e dherave që kishte nisur për rreth një muaj më parë, si pasojë e ngrirjes dhe shkrirjes së vazhdueshme të borës, ka shkaktuar shembjen e dy banesave. Buzo theksoi se në rrezik ndodhen 6 banesa të tjera, pasi toka vazhdon rrëshqitjen në këtë fshat.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2009